Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Elon Musk kritikon ashpër projektligjin për taksat dhe shpenzimet të Trump: E neveritshme

22:15 / June 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
musk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm pak ditë pas largimit nga administrata amerikane, miliarderi Elon Musk ka reaguar me tone të ashpra ndaj projektligjit të ri të Presidentit Donald Trump, që parashikon lehtësime tatimore dhe shkurtime të shpenzimeve publike.

Në një postim në rrjetin social X, Musk shkruan:

“Më vjen keq, por nuk mund të duroj më. Ky projektligj skandaloz dhe me shpenzime të panevojshme të Kongresit, është një neveri e turpshme. Turp për ata që e votuan. Ju e dini që vepruat gabim.”

Projektligji, që u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve muajin e kaluar me një shumicë të ngushtë, është kritikuar edhe nga Zyra e Pavarur e Buxhetit të Kongresit, e cila paralajmëroi se nisma do t’i shtojë mbi 3.8 trilionë dollarë borxhit federal ekzistues, i cili aktualisht ka arritur në 36.2 trilionë dollarë.

Musk ndan të njëjtin shqetësim, duke thënë:

“Ky projektligj do ta rrisë në mënyrë të konsiderueshme deficitin buxhetor dhe do të rëndojë qytetarët amerikanë me një borxh të papërballueshëm.”

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë komentet e tij, duke theksuar se Presidenti Trump është në dijeni të mendimit të Musk, por puna për ta kthyer projektligjin në ligj do të vazhdojë.

Senati, i cili aktualisht është në kontroll të republikanëve të afërt me Trump, pritet ta shqyrtojë dhe votojë projektligjin brenda muajit të ardhshëm. Megjithatë, disa ndryshime në versionin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve nuk përjashtohen.

Kujtojmë se Elon Musk ishte emëruar nga Presidenti Trump për të drejtuar një departament të posaçëm që synonte uljen e shpenzimeve dhe rritjen e efikasitetit në administratën publike. Gjatë kësaj periudhe, ai ndërhyri në disa agjenci federale, por në fund nuk arriti të përmbushte pritshmëritë dhe dha dorëheqjen javën e kaluar.

Elon Musk kritikon shpenzimet Taksat trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.