Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ Kampionati Botëror i Futbollit IPA në Shkodër, ministri Hoxha: Dëshmi e vizionit evropian që kemi ndërtuar

18:51 / June 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 06 05 180356
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kampionati Botëror i Futbollit i IPA-s mbahet për herë të parë në Shqipëri dhe konkretisht në Shkodër nga data 4-8 qershor. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se ky kampionat është shumë më tepër se një garë sportive.

”Është dëshmi e mikpritjes, e vizionit evropian që kemi ndërtuar me përkushtim, dhe e aftësisë së Shqipërisë për të organizuar me dinjitet ngjarje ndërkombëtare që sjellin bashkëpunim, paqe dhe miqësi, siç e thotë edhe motoja e IPA-s: “Servo per Amikeco”, Shërbim përmes Miqësisë”, tha Hoxha.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse gjatë aktivitetit në Shkodër, ministri i Brendshëm foli në emër të qeverisë shqiptare për këtë organizim që vjen për herë të parë në vendin tonë. Hoxha e cilësoi këtë vit, si historik për Shqipërinë, në të gjithë arenën ndërkombëtare, ndërsa ju referua dy aktiviteteve të rëndësishme si Giro d’Italia dhe Samitin e Politikës ku liderë nga e gjithë Evropa qëndruan në Tiranë për disa ditë.

”Ne jemi këtu për të pritur miqtë tanë, për të tregua vlerat më të mira që përfaqësojmë dhe kemi gjithçka, infrastrukturën dhe angazhimin tonë maksimal për të marrë përsipër aktivitete të tilla ndërkombëtare që zhvillohen për herë të parë në Shqipëri. Kampionati Botëror i IPA-s është një tjetër dëshmi e një rruge të re që ne sapo hapim”.

ervin hoxha Kampionati Botëror i Futbollit IPA Shkodër
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.