Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
MOTI

Pas 50 vitesh në flakë, “Porta e ferrit” mund të shuhet

21:04 / June 6, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flake
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turkmenistani ka deklaruar se ka reduktuar dukshëm zjarrin që digjet prej gjysmë shekulli në vendin e famshëm që njihet si “Porta e ferrit”.

Prej vitit 1971, zjarri në shkretëtirën Karakum është aktiv që kur shkencëtarët sovjetikë hasën në një xhep nëntokësor me gaz dhe vendosën ta ndiznin. Prej asaj kohe, flakët çlirojnë sasi të mëdha metani, një gaz që ndikon në ngrohjen klimatike.

Autoritetet deklaruan se zjarri, i cili është atraksioni turistik më i vizituar në Turkmenistan, është reduktuar trefish, por nuk specifikuan afatin kohor.

Rreth zjarrit janë hapur disa puse për të grumbulluar metanin, tha Irina Luryeva, një drejtoreshë në kompaninë publike energjitike, Turkmengaz.

Turkmenistani është një nga vendet më të mbyllura në botë dhe njëkohësisht rezerva e katërt më e madhe e gazit natyror.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, është lëshuesi më i madh i metanit në botë për shkak të rrjedhjes së gazit, por i  ka mohuar këto deklarata.

djegiet flake porta e ferrit reduktim shkretetire
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

10:58 / April 5, 2026

Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë pranë autostradës Fier–Vlorë, policia nis hetimet

22:58 / March 31, 2026

Parashikimi i motit për sot/ E dielë e kthjellët dhe me alternime vranësirash…

11:10 / March 29, 2026

Reshjet e shiut parashikohen të dobëta, parashikimi i motit për sot

10:51 / March 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.