Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

67 mln euro investime deri në 2027 për sigurinë kibernetike

13:22 / June 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kibernetike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më të sofistikuara dhe më keqdashëse, po bëhen sulmet kibernetike në vorbullën e këtij revolucioni digjital. Sulmi ndaj sistemeve online në Shqipëri i ndodhur tre vite më parë nga Irani, nuk duhet të përsëritet, për këtë arsye institucionet shqiptare planifikojnë të shpenzojnë 67 milionë euro, për të bërë investime në staf dhe në teknologji të avancuara për të rritur sigurinë kibernetike.

Në strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030, të hedhur për konsultim publik, thuhet se duhet të rriten kapacitetet teknike dhe profesionale për të përballuar sfidat e hapësirës digjitale.

“Sfidat e sigurisë kibernetike bëhen edhe më të mëdha si pasojë e rritjes së vazhdueshme të numrit të sulmeve kibernetike, si dhe nga niveli i lartë dhe sofistikuar i këtyre sulmeve, të cilat shfrytëzojnë teknologjitë më të avancuara. Objektivat e këtyre sulmeve po bëhen gjithnjë e më të gjera, duke përfshirë jo vetëm sektorin publik, por edhe shërbime jetike, si shëndetësia, financat, transporti dhe energjia”, thuhet në strategji.

Për të krijuar sisteme të forta me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës kritike nga sulme të sponsorizuara nga shtete, organizata kriminale apo grupe keqdashëse, do të investohen 57 milionë euro për implementimin e teknologjive të avancuara si Inteligjenca Artificiale për zbulimin, parandalimin dhe reagimin ndaj sulmeve kibernetike.

“Shteti, ekonomia dhe qeveria shqiptare përballen me kërcënime të vazhdueshme kibernetike, që kërkojnë vëmendje të menjëhershme për të mbrojtur infrastrukturën kritike, rrjetet e sektorit publik dhe të dhënat e qytetarëve”, thuhet në strategji.

Po ashtu do të investohet në struktura inteligjente për të parandaluar aktivitetet ekstremiste dhe terroriste në hapësirën digjitale, me qëllim parandalimin e propagandës ekstremiste online.

Vetëm gjatë vitit të shkuar janë regjistruar në vend 971 vepra penale në fushën e krimit kibernetik me rritje prej 44,5% në raport me vitin 2023, kur ishin regjistruar 672 vepra penale të kësaj natyre.

2027 67 mln Euro investime Kibernetike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krimet kibernetike/ FBI trajton zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA-ve: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

13:26 / February 9, 2026

I gjenden në banesë mbi 160 mijë euro të falsifikuara, municion dhe lëndë djegëse, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

10:03 / February 6, 2026

Italia zmbraps sulme kibernetike ruse që synonin Lojërat Olimpike

22:21 / February 4, 2026

Kompanitë franceze interes për investime në hekurudhë

13:33 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.