Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“The Times”: Zbuloni anën sekrete të jugut të Shqipërisë

16:47 / June 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiperia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do të zbuloni fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta. Kështu shkruhet në një artikull të botuar në të përditshmen britanike The Times nga Laura Sanders, e cila përjetoi një udhëtim fantastik 7-ditor në jug të Shqipërisë.

Ajo përshkruan turin e saj të zhvilluar në maj, ku thotë se ka zbuluar disa nga thesaret më pak të njohura të jugut të Shqipërisë. Shqipëria rekomandohet si një eksperiencë unike, nëse eksploron bregdetin e Qeparoit, Dhërmiut, Borshit, Sarandës e Ksamilit, përpara se të zhytesh në brendësi të vendit.

Shkrimi përshkruan vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Butrintin dhe Gjirokastrën, ndërsa më pas grupi i udhëtarëve ka shijuar ujëvarat e fshehura, ka qëndruar në ferma në male dhe ka bërë rafting në Vjosë, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës.

Përveç pamjes piktoreske, Shqipëria vlerësohet edhe për mikpritjen dhe kulinarinë e veçantë. Rrëfimi i gazetares britanike mbyllet në Liqenin e Ohrit, ku qëndruan në fshatin e qetë të Linit dhe më pas përshkuan me biçikletë zonën e liqenit drejt Pogradecit.

Shqipëria rekomandohet si vendi ideal nëse po kërkoni të përjetoni pushime autentike me aventura në natyrë dhe trashëgimi kulturore.

ana sekrete jugu Shqiperia The times zbulim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.