Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Ujku” e çoi në Angli, por “gafa” me të dashurën e fusin shqiptarin në qeli

21:12 / May 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Angliqeveria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një emigrant i jashtëligjshëm shqiptar ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet se kujdesej për një fabrikë kanabisi në rrethinat e York të Anglisë.

26-vjeçari L. Zenelaj pretendoi para autoriteteve britanike se ishte trafikuar nga Shqipëria dhe ishte detyruar të punonte në këtë fabrikë.

Por pasi gjykata u njoh me faktin se gjatë kohës që kujdesej për kanabisin, 26-vjeçari udhëtonte për qejf së bashku me të dashurën e tij nëpër Angli, trupa gjykuese hodhi poshtë pretendimet e tij për skllavëri moderne dhe e shpalli fajtor.

Prokurori David Ward tha se policia kishte gjetur 49 bimë kanabisi, së bashku me pajisjet e nevojshme për kultivimin e drogës në fabrikën në fjalë, gjatë një operacioni të zhvilluar në nëntor të 2018-s.

Ata gjetën gjithashtu 320 paund kesh, një telefon në të cilin ndodhej një video e Zenelajt duke numëruar paratë, si dhe dokumente identifikimi false, rumune e italiane.

Gjatë mbrojtjes së tij, Zenelaj tha se kishte qenë 21 vjeç kur kishte vendosur të emigronte drejt Britanisë.

Ai tha se një person me nofkën “Ujku” i kishte siguruar atij dokumente false dhe udhëtimin drejt këtij shteti në këmbim të 6 mijë eurove.

26-vjeçari tregoi se për të shkuar në Britani kishte përdorur dokumentin e identifikimit rumun dhe se kishte udhëtuar për 1 muaj me autobus e kamion, duke përshkuar 6 shtete, para se të mbërrinte në destinacion.

Para gjykatës shqiptari deklaroi se organizatorët e kishin detyruar që të punonte në fabrikën e kanabisit, duke e kërcënuar atë dhe familjen e tij.

Megjithatë, në fund pretendimet e tij nuk u pranuan nga gjykata dhe dënimi për të riun pritet të jepet në fund të muajit.

York të Anglisë.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?

22:03 / October 26, 2026

Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

21:40 / October 26, 2026

Dosja Epstein trondit sërish SHBA-në, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump, dëshmia e ish-modeles zvicerane

20:39 / October 26, 2026

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.