Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në kërkim për vrasje e pastrim parash, ekstradohet nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit dhe Artemis Stafa

11:58 / June 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ekstradim 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë dy shtetas të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, Dashnor Dumani dhe Artemis Stafa, të cilët akuzohen për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale dhe janë nën hetim nga SPAK.

Dashnor Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit — një nga emrat më të njohur të botës së krimit në vend ishte i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe akuzohet nga Gjykata e Posaçme për vrasje dhe vjedhje me armë. Ndërsa Artemis Stafa dyshohet për pastrim parash në shërbim të një grupi kriminal me bazë në Elbasan.

Me 27 maj Armis Stafa alias Armees Stava, është vënë në pranga në Dubai, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia shqiptare. 36-vjeçari akuzohet nga Gjykata e Posaçme për përfshirje në pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.

Sipas të dhënave zyrtare, Stafa ka qenë pjesë e një skeme financiare të ndërlikuar që operonte përmes shitblerjes së automjeteve, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të fondeve. GJKKO i ka caktuar që në vitin 2024 masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa aktualisht po procedohet për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Policia e Shtetit konfirmoi se ekstradimi u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Të dy të arrestuarit do të përballen me drejtësinë shqiptare në kuadër të hetimeve të thelluara të ndërmarra nga SPAK për çmontimin e rrjeteve kriminale në vend.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

-D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;

-A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.

Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

artemis stafa Dashnor Dumani Dubai ekstradim Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.