Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Alimehmeti kërkoi rinumërimin e votave dhe të drejtën e ankimimit, gjykata vendos pushimin e çështjes

12:25 / June 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ALIMEHMETI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i PD në qarkun Tiranë, Ilir Alimehmeti kërkoi rinumërimin e votave në qarkun Tiranë dhe të drejtën e ankimimit, por gjykata vendosi pushimin e çështjes.

Në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor vendosi pushimin e çështjes për shkak të mungesës së legjitimimit të palës ankuese.

Alimehmeti kërkoi të drejtën që të ankohet, pasi një kandidat nuk ka të drejtë të kërkojë hapje kutish në rast se nuk e kërkon partia.

“Në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim, Ankimi Nr.10 Regj. Themeltar Dt.02.06.2025 Regjistrimi, me: ANKUES: Ilir Alimehmeti, kandidat nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike/Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM).
I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. OBJEKTI: – Ndryshimin e vendimit nr.83 datë 30.05.2025 të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve “Për Mospranim për Shqyrtim të Kërkesës Ankimore Nr.52, datë 29.05.20252 , të depozituar nga Z.Ilir Alimehmeti, kandidat për Deputet i Subjektit Zgjedhor Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”;
– Ndryshimin e vendimit nr.1326 datë 24.05.2025 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”3
– Rinumërimin dhe/ose rivlerësimi i votave në të gjitha KZAZ-të e Qarkut Tiranë;
– Ndryshimi i rezultatit të tabelave përmbledhëse pas rinumërimit dhe/ose rivlerësimit
të votave;
– Si alternativë ndaj mospranimit të kërkesave të mësipërme, dërgimin për kontroll incidental pranë Gjykatës Kushtetuese të nenit 124, paragrafi 1, i Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, duke u bazuar në nenin 145 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”, shkruhej në kërkesën e Alimehmetit.

Më parë Komisioni i Ankesave dhe Sanksionimit nuk legjitimoi kërkesën e katër kandidatëve të PD që kërkonin rinumërim në qarkun Tiranë dhe Durrës, mes tyre edhe Alimehmetit.

Sipas KAS një kërkesë e tillë legjitimohet vetëm nëse vjen përmes subjektit politik.

Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja, ishin katër kandidatët që kërkuan rinumërim të votave.

alimehmeti ankimim Gjykata rinumerim votat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.