Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I arrestuari iku nga Komisariati, pezullohen 3 efektivë

15:04 / June 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 policia elbasan 1 750x394 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre efektivë policie në Elbasan janë pezulluar nga detyra pas arratisjes së një të ndaluari nga Komisariati i qytetit. Pezullimi është bërë me urdhër të Prokurorisë pas hetimeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për ngjarjen e ndodhur më datë 3 qershor, kur shtetasi me iniciale B. Z., i ndaluar si person i dyshuar për një vepër penale, është arratisur nga ambientet e komisariatit.

“Është caktuar masa e sigurisë të karakterit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj tre punonjësve të policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan, të dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e konkretisht; – Nënkomisar A. ZH., 35 vjeç, me detyrë Specialist për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan; – ⁠Inspektor P. B., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist Informacioni, në Komisariatin e Policisë Elbasan; – ⁠Inspektor J. GJ., 60 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist për ruajtjen e dhomave të sigurisë, në Komisariatin e Policisë Elbasan”, njofton AMP.

Sipas hetimeve paraprake, tre efektivët dyshohet se, me mosveprim dhe në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore, nuk kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e personit të ndaluar, duke i krijuar atij mundësinë të largohej.

Ndaj tyre rëndon akuza për “Shpërdorim detyre”, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thekson se do të vijojë me verifikimet për çdo rast abuzimi apo shkeljeje të procedurave brenda strukturave të Policisë së Shtetit.

3 efektive Komisariati shpërdorim detyre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.