Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bashkia lë stadiumin në dispozicion të Vllaznisë, ata zgjedhin ”Elbasan Arena”

16:54 / June 18, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
508015552 1285558120238967 8723082317060437664 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër

Të nderuar bashkëqytetarë! Këto ditë jemi të gjithë dëshmitarë të një debati artificial, e qartazi të nxitur nga interesa personale, lidhur me përdorimin e stadiumit “Loro Boriçi” në realizimin e koncertin e Mjeshtrit të Madh Bujar Qamili. Me stafin e bashkisë kemi bashkëpunuar me shumë dëshirë për të krijuar mundësinë e një koncerti të veçantë, për një nga artistët më të rëndësishëm të këngës popullore shkodrane, dhuratë për gjithë artdashësit. Sigurisht duke pasur parasysh funksionin kryesor sportiv të stadiumit, organizimi i koncertit është menduar në mënyrë të tillë që të mos cënojë në asnjë mënyrë fushën, si dhe stadiumi të jetë në gjendje optimale për ndeshjet ndêrkombëtare të Vllaznisë.

Njëkohësisht, kuptoj se një valë informacionesh të pavërteta rreth dëmit që mund t’i sjellë stadiumit organizimi i koncertit, ka shqetësuar jo pak tifozë të Vllaznisë.
Njerëzit shpesh e kanë të thjeshtë të përfshihen nga tymnaja që kërkon ta cojë vëmendjen në frikëra të panevojshme,kur s’ka mundësinë të përballet me ato reale.
Koha është gjithmonë e duhura për të treguar cfarë është realisht problem e cilët janë qëllimet që nxisin palët në këto qëndrime kundërshtuese.

Por, si drejtues i Bashkisë Shkodër, nuk kam asnjë dëshirë që, edhe në mënyrë të paqëllimshme, organizimet e institucionit që ju më keni dhënë privilegjin të drejtoj, të shfrytëzohen për të krijuar ndasi apo përballje artificiale. Me tagrin që më jep detyra, por mbi të gjitha me dëshirën e fortë që festa e dikujt të mos krijojë shqetësime te askush tjetër, dua t’ju njoftoj se ne do ta zhvendosim koncertin, në oborrin e përbashkët të të gjithë qytetarëve shkodranë, para Bashkisë Shkodër. Duke i uruar suksese Vllaznisë në aventurën europiane, ju ftoj të gjithëve të jemi pjesë e koncertit madhështor të këngëtarit Bujar Qamili, në mbrëmjen e 21 qershorit. Të nderuar bashkëqytetarë! Këto ditë jemi të gjithë dëshmitarë të një debati artificial, e qartazi të nxitur nga interesa personale, lidhur me përdorimin e stadiumit “Loro Boriçi” në realizimin e koncertin e Mjeshtrit të Madh Bujar Qamili.

Me stafin e bashkisë kemi bashkëpunuar me shumë dëshirë për të krijuar mundësinë e një koncerti të vecantë, për një nga artistët më të rëndësishëm të këngës popullore shkodrane, dhuratë për gjithë artdashësit. Sigurisht duke pasur parasysh funksionin kryesor sportiv të stadiumit, organizimi i koncertit është menduar në mënyrë të tillë që të mos cënojë në asnjë mënyrë fushën, si dhe stadiumi të jetë në gjendje optimale për ndeshjet ndêrkombëtare të Vllaznisë. Njëkohësisht, kuptoj se një valë informacionesh të pavërteta rreth dëmit që mund t’i sjellë stadiumit organizimi i koncertit, ka shqetësuar jo pak tifozë të Vllaznisë.

Njerëzit shpesh e kanë të thjeshtë të përfshihen nga tymnaja që kërkon ta cojë vëmendjen në frikëra të panevojshme,kur s’ka mundësinë të përballet me ato reale. Koha është gjithmonë e duhura për të treguar cfarë është realisht problem e cilët janë qëllimet që nxisin palët në këto qëndrime kundërshtuese.

Por, si drejtues i Bashkisë Shkodër, nuk kam asnjë dëshirë që, edhe në mënyrë të paqëllimshme, organizimet e institucionit që ju më keni dhënë privilegjin të drejtoj, të shfrytëzohen për të krijuar ndasi apo përballje artificiale. Me tagrin që më jep detyra, por mbi të gjitha me dëshirën e fortë që festa e dikujt të mos krijojë shqetësime te askush tjetër, dua t’ju njoftoj se ne do ta zhvendosim koncertin, në oborrin e përbashkët të të gjithë qytetarëve shkodranë, para Bashkisë Shkodër.

Duke i uruar suksese Vllaznisë në aventurën europiane, ju ftoj të gjithëve të jemi pjesë e koncertit madhështor të këngëtarit Bujar Qamili, në mbrëmjen e 21 qershorit. Le të shërbejë ky koncert edhe si ogur i mirë për ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë simbol i qytetit tonë. Jam i sigurt që do të jetë një mbrëmje e paharrueshme! Le të shërbejë ky koncert edhe si ogur i mirë për ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë simbol i qytetit tonë. Jam i sigurt që do të jetë një mbrëmje e paharrueshme!

benet beci Elbasan Arena Vllaznia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.