Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Samiti në Hagë do të konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të NATO-s në vitin 2027

20:27 / June 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1750357334xfxthyjjpg 374
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, NATO, në vitin 2027. Drafti i deklaratës së samitit të sivjetshëm të NATO-s, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, konfirmon se Shqipëria do të jetë nikoqire më 2027. Samiti i sivjetshëm i NATO-s mbahet në Hagë të Holandës javën e ardhshme, ndërsa ai i vitit 2026 do të mbahet në Turqi.

Në fund të draftit të deklaratës thuhet: “Ne shprehim mirënjohjen tonë për mikpritjen e xhymert nga Mbretëria e Holandës. Mezi presim takimin tonë të ardhshëm në Turqi më 2026, i cili do të pasohet nga një takim në Shqipëri”. Sipas draftit të deklaratës, udhëheqësit e NATO-s riafirmojnë angazhimin për mbrojtje kolektive sipas Nenit 5 dhe vendosmërinë për të mbrojtur qytetarët dhe demokracinë. Ata zotohen për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje në të paktën 5 për qind të PBB-së deri në vitin 2032 – 3.5 për qind për kapacitetet ushtarake dhe 1.5 për qind për infrastrukturën kritike, inovacionin dhe industrinë e mbrojtjes.

Mbështetja për Ukrainën mbetet e fortë dhe do të përfshihet në llogaritjet e shpenzimeve të mbrojtjes. Aleanca angazhohet gjithashtu të forcojë industrinë e përbashkët të mbrojtjes, të heqë barrierat tregtare dhe të promovojë bashkëpunimin teknologjik mes aleatëve, sipas draftit të deklaratës. Kryeministri shqiptar, Edi Rama – i cili muaj më parë e fitoi mandatin e katërt – kishte paralajmëruar verën e kaluar se Shqipëria do ta mirëpriste samitin e NATO-s më 2027.

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, ishte mikpritëse e një takimi të rëndësishëm këtë vit, pasi mblodhi liderët e mëdhenj evropianë për samitin e Komunitetit Politik Evropian në maj. Shqipëria është pjesë e NATO-s që nga viti 2009 dhe kjo do të jetë hera e parë që ajo mirëpret samitin e saj. NATO-ja e ka një bazë ajrore në Shqipëri, përkatësisht në Kuçovë, të vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo u përurua në mars 2024, pasi NATO-ja investoi afërsisht 50 milionë euro në të, ndërsa Qeveria shqiptare shpenzoi më shumë se 5 milionë euro. Shqipëria është në bisedime me NATO-n edhe për ndërtimin e një baze detare në Porto Romano në bregdetin e Adriatikut. /REL/ 

Hagë nato Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tabaku nga Spaçi: Shteti ka dështuar të gjejë viktimat e diktaturës, asnjë familje nuk duhet të mbetet pa përgjigje

21:38 / July 13, 2026

Reforma zgjedhore, PS: Të zgjatet afati/ Maxhoranca ftesë PD: Votim elektronik në të gjithë vendin

15:46 / July 13, 2026

António Costa: Shqipëria një hap më pranë BE-së, mbyllen tre kapituj të negociatave

15:09 / July 13, 2026

Salianji sulmon bojkotin e PD-së: I shërben Ramës, Berisha po sillet si bashkëortak i qeverisë

14:46 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.