Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Tirana, Halili ka plan për trajner “big”. Shkëmbi është i pesti që largohet brenda katër viteve

09:21 / June 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
halili11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana është në kërkim të një trajneri, ndërsa ka zyrtarizuar largimin e Bledi Shkëmbit. Me një njoftim në rrjetet sociale, klubi i dha lamtumirën teknikut të sezonit të shkuar.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi. Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional. KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, shkruante klubi.

Pra, më 19 qershor mbyllet një epokë, për t’u hapur një tjetër.

TRAJNERI I RI – Numri një i bardhebluve Refik Halili i kontaktuar nga gazeta pranoi se ndarja ka ndodhur, ndërsa tani ai beson se do të ketë një emër surprizë.

“Di të them që trajneri do të jetë surprizë, por nuk e kam vendosur”. Një frazë që mban me shpresë tifozërinë bardheblu, por nga ana tjetër i intrigon të gjithë. Halili konfirmoi se do të ketë merkato me emra të fortë, por edhe kjo duhet të vërtetohet. Gjithsesi, Tirana, në këtë moment që flasim, është pa trajner dhe kohën e ka të limituar.

SHKËMBI – Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Tiranës. Ai ka arritur akordin me Strugën dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe. Korçari ka udhëtuar drejt Strugës për të finalizuar marrëveshjen. Ndihmës i Shkëmbit do të jetë Sabien Lilaj, teksa pjesa tjetër e stafit teknik mbetet e pandryshuar. Ai do të jetë pasues i Ilço Gjorgjioskit, që u largua pas përfundimit të sezonit. “Panorama Sport” mëson ndërkohë se Shkëmbi ka po ashtu ofertë nga Gjilani. Mbetet për t’u parë zgjedhja përfundimtare, ndërsa Struga shfaqet në “pole position”.

EMRAT – Të shumtë janë emrat që qarkullojnë për të marrë drejtimin e Tiranës, por asnjë nuk ka dalë në sipërfaqe. Gjithsesi, Halili, me shumë mundësi, do të zyrtarizojë një emër maksimumi deri të dielën. Opsionet në tavolinën e Halilit janë disa, i takon atij që të vendosë për të ardhmen.

GDFH

plan Refik Halili shkembi tirana trajner
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Klos/ I apasionuar pas alpinizmit, bie nga shkëmbi afër Urës së Vashës, mbytet në lumin Mat

10:58 / July 12, 2026

Tirana gati për koncertin e Kanye West, ja rrugët që bllokohen dhe linjat e transportit që do të funksionojnë

11:51 / July 10, 2026

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do të bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor më 11 korrik

08:32 / July 7, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, përplasen 3 automjete te kryqëzimi i Niklës!

22:56 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.