Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vijon rinumërimi për Tiranën, PD i zbriten 195 votat që s’i takonin, PS 177! Mundësia 3 vota më pak

12:32 / June 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1750427515xxgjkmjpg 214
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej orës 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet po vijohet me ditën e katërt të rinumërimit, ku deri më tani janë hapur 385 kuti nga 1282 në total të qarkut, ose rreth 30%.

Rezultatet e rinumërimit duket se janë larg pritshmërive të Partisë Demokratike, e cila është në kërkim të mandatit të 14 në Tiranë, në “kurriz” të Partisë Mundësia. Hapja e kutive deri më tani ka treguar vetëm gabime të vogla dhe që nuk sjell asnjë lloj ndryshimi as në rezultatin e mandateve për subjektet politike, por as në renditjen e kandidatëve në listën e hapur.

Me 385 kutitë e hapura deri më tani, PD rezulton se ka 195 vota të pamerituara, ndërsa PS 177. Këto vota u zbriten nga tabela e parë dhe llogariten si vota të pavlefshme. Edhe Nisma Shqipëria Bëhet rezulton se deri më tani ka 19 vota të pamerituara, Lëvizja Bashkë 16, Partia Social Demokrate e Tom Doshit 24 vota që i ishin shtuar padrejtësisht më 11 maj.

Ndërsa Partia Mundësia që po ‘lufton’ për të ruajtur mandatin e dytë, nga rinumërimi deri më tani rezulton t’i zbriten 3 vota. Ndërkohë, koalicionit të Lulzim Bashës i shtohen 15 vota më shumë dhe 7 vota më shumë i shtohen koalicionit të Enkelejd Alibeajt.

Lëvizjet e votave për kandidatët janë më të mëdha, por deri më tani hapja e kutive nuk sjell asnjë ndryshim. Në kampin e demokratëve, Ilir Alimehmetit të PD i zbriten 39 vota nga rinumërimi, Tabakut i zbriten 5 vota. Ilir Meta ka 22 vota të pamerituara.

Edhe në kampin socialist ka pasur humbje votash. Olta Xhaçka, e cila fitoi me një rezultat të ngushtë kundrejt Blerina Gjylametit, rezulton se ka 16 vota të pamerituara. Gjylametit i janë shtuar 7 vota nga rinumërimi. Fatmir Xhafaj ka marrë 63 vota padrejtësisht, Xhemal Qefalia 121 vota.

“Mundësia” e humbet mandatin e dytë në Tiranë nëse ka 177 vota më pak. PD e fiton mandatin e 14 nëse ka 1234 vota më shumë.

11 maj PD tirana vota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Tentoi të vidhte bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15 vjeçari

16:15 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.