Dita e djeshme ishte një ditë e veçantë për Anna Likën.
Aktorja e cila është e njohur për batutat e saja dhe për tipin pa kompleks festoi ditëlindjen duke mbushur plot 28 vjeç. Pa hyrë mesnata ajo mori suprizë nga shoqet e saj. Ato e kanë pritur me shampanjë, një tortë dhe një arush të madh që ia kanë dhuruar aktores.
Dhe në një video të publikuar në Instagram nga tezja e saj, Ingrit Gjoni, Anna shfaqet duke hapur dhuratat dhe të gjithë janë shkrirë së qeshuri nga pusulla e Ingritit për Annën.
“Anna ime e dashur, të uroj një karrierë dhe shëndet dhe me një burrë… Mos u lodh se s’ke për ta gjetur kurrë”, shkruante Ingriti, të cilës Anna ja ka kthyer:
“Më vjen keq por do ta prish këtë ëndërr… Unë burrin e gjeta dhe këtë verë kemi dasmë. Kështu është, kur thu s’e du, s’e du, vjen. Thash gjithë vitin e dua dhe nuk erdhi. Sa thashë nuk e dua erdhi.”- rrëfeu aktorja duke qeshur.
Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm për të parë se kush është ai që i ka rrëmbyer zemrën aktores bukuroshe.