Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E paprecedentë në Durrës, “zhduket” jahti nga vendi ku ishte ankoruar

21:16 / June 23, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
007 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një incident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Portin detar të Durrësit, kur një jaht u zhduk përkohësisht nga vendi ku ishte ankoruar.

Pronari i mjetit lundrues, Dorian Alikaj, ka paraqitur një kallëzim në Komisariatin e Policisë Durrës, duke raportuar se jahti i tij, me emrin “Tamomar 2”, nuk ndodhej më në vendin ku kishte qëndruar për disa muaj më radhë.

Sipas kallëzimit, Alikaj është njoftuar rreth orës 14:00 se mjeti i tij mungonte. Ai ka vënë menjëherë në dijeni Policinë Kufitare dhe më pas ka shkuar në komisariatin e Durrësit për të bërë denoncimin, bën me dije media.

Menjëherë pas njoftimit, strukturat janë vënë në lëvizje. Pas denoncimit, jahti është vënë re teksa rikthehej në vendin e mëparshëm të ankorimit, ish-kalatën e peshkimit, ndërsa personat që ndodheshin në bord janë shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat.

Ende nuk dihet se si kanë arritur të ndezin mjetin lundrues, pasi çelësat e tij ndodheshin në ruajtje nga kapiteni i jahtit, Memet Ayhan Ulus. Burime nga policia bëjnë me dije se tre persona janë duke u marrë në pyetje për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

ankoruar Durres Jahti vendi zhduket
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.