Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Covid-19 i dha një goditje të fortë, studimi: Vaksinimet kanë ngecur në mbarë botën

11:00 / June 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
c46dc790 5114 11f0 918d fb788d4dd5b5 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studim i ri global paralajmëron për një krizë që po kërcënon shëndetin e fëmijëve në mbarë botën: vaksinimet e rutinës së fëmijërisë kanë ngecur dhe janë kthyer prapa në shumë vende gjatë dy dekadave të fundit.

Sipas raportit të publikuar në revistën prestigjioze The Lancet, pandemia e Covid-19 ka luajtur një rol kyç në këtë prapambetje, duke ndërprerë fushatat e vaksinimit dhe duke lënë rreth 16 milionë fëmijë pa asnjë vaksinë deri në vitin 2023. Shumica e tyre ndodhen në Afrikën Subsahariane dhe Azinë Jugore.

Ekspertët paralajmërojnë se kombinimi i shkurtimeve buxhetore, keqinformimit mbi vaksinat dhe pasojave të pandemisë ka krijuar një situatë alarmante për shëndetin global.

“Vaksinat e fëmijërisë janë ndër ndërhyrjet më efektive për shpëtimin e jetëve. Por pabarazitë e thella dhe rritja e hezitimit po na kthejnë prapa”, tha Dr. Jonathan Mosser nga Universiteti i Uashingtonit, një nga autorët e studimit.

Që nga viti 1974, më shumë se 4 miliardë fëmijë janë vaksinuar, duke shpëtuar rreth 150 milionë jetë. Por pas progresit të vazhdueshëm deri në vitin 2010, mbulimi me vaksina ka stagnuar dhe tani po tregon një prirje rënëse në disa rajone.

Sipas studimit, mbulimi me vaksinën kundër fruthit ka rënë në gati 100 vende, ndërsa paralajmërimet për shpërthime të mundshme të poliomelitit dhe difterisë janë shtuar. Edhe vendet me të ardhura të larta, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të BE-së, po përballen me rënie të normave të vaksinimit.

covid global goditje lancet studim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.