Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

80 vjet OKB, “gëzuar ditëlindjen” apo “pusho në paqe”

18:30 / June 26, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
513039918 10162076398378172 129429155571410055 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Elton Metaj

Në San Françisko, 80 vjet më parë, 50 shtete do të mblidheshin për t’i dhënë jetë një organizate të fokusuar te liria, prosperiteti dhe të drejtat e njeriut. E miratuar më 26 qershor 1945, Karta e Kombeve të Bashkuara do të hynte në fuqi katër muaj më vonë dhe do të ishte një dritë shprese për botën e sapodalë nga lufta.

Shtetet themeluese ranë dakord se Organizata e Kombeve të Bashkuara do të kishte një fushë të gjerë veprimi për shkak të karakterit të saj ndërkombëtar dhe fuqive që i jepeshin në Kartë, e cila qëndron e depozituar në arkivat amerikane. Kjo Kartë konsiderohet si një traktat ndërkombëtar dhe instrument i ligjit ndërkombëtar. Ajo kodifikon principet kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare, nga sovraniteti i njëjtë për të gjithë shtetet, deri te ndalimi i përdorimit të forcës në marrëdhënie ndërkombëtare.

Ndër vite e dekada, roli dhe kontributi i organizatës, me seli në Pallatin e Qelqtë në Nju-Jork, ka qenë tejet pozitv në garantimin e rendit botëror, mirëfunksionimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zgjidhjen e krizave anembanë globit. Por zhvillimet e dekadave të fundit kanë nxjerrë në pah edhe një organizatë të mbingarkuar me burokraci dhe që e ka gjjthnjë e më të vështirë të marrë vendime.

Pa shkuar shumë thellë në histori, rastet e fundit me konfliktin Izrael-Palestinë, luftën Rusi-Ukrainë dhe së fundmi angazhimin ushtrak kundër Iranit, tregojnë se Këshilli i Sigurimit apo Asambleja e Përgjithshme e OKB-së janë kthyer më shumë në zyra ankesash, ku ndonjë ambasador i zoti i bën të tjerët të preken e të qajnë, se sa në vendet ku gjendet zgjidhje e merren vendime për fatet e botës. Sistemi i vetos, i konceptuar të shërbente me pozitivitet për 5 shtetet më të mëdha, tashmë po shërben gjithnjë e më tepër si një mundësi që kryesisht Kina e Rusia të frenojnë vendimmarrje të rëndësishme në Këshillin e Sigurimit.

Ndaj reforma e kërkuar e OKB-së nuk është ndonjë risi, as ndoshta zgjidhja e artë për organizatën 80-vjeçare, të cilës “i dridhen duart” dhe ka shfaqur “shenjat e para të demencës”. Ai që i mungon Pallatit të Qelqtë është guximi për t’u reformuar, për të pranuar se koha e politikave dhe mjeteve klasike diplomatike ka përfunduar dhe gjithnjë e më pak përputhet me realitetin.

Mbi të gjitha, OKB-së duket se i mungojnë diplomatët me staturë të rëndë, që do ta çonin drejt bregut një anije të lënë në mes të detit. Kombet e Bashkuara nuk mund të jenë vendi për një pensionim luksoz, siç po e trajtojnë disa nga shtetet kryesore europiane, por tryeza ku dialogu nxitet e merr jetë për të kërkuar paqe dhe respektim të të drejtave të njeriut.

Për këto arsye, mënyra se si OKB i shpenzon sot ditët e saj është me fare pak vlerë, duke na vënë para dilemës së madhe: A i duhet globit me kaq shumë halle, Organizata e Kombeve të Bashkuara?! A duhet t’i urojmë OKB-së sot 80-vjetorin e krijimit apo duhet të kemi guximin të pranojmë “vdekjen” e saj?! Për të patur një përgjigje ka mbetur shumë pak kohë dhe dikush në Nju-Jork duhet të rrijë zgjuar ditë e natë. Deri atëherë, gëzuar ditëlindjen OKB e plakur dhe e lodhur, që shkon me nxitim drejt pushimit në paqe!

Elton Metaj okb paqe siguria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.