Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Forumi Global në Stamboll, zv/kryeministrja Balluku: Shqipëria në nivel të ri me projektet ambicioze të porteve

16:03 / June 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nën kujdesin e veçantë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe me pjesëmarrjen e rreth 70 ministrave nga mbarë globi, u zhvillua në Stamboll Forumi Global i Transportit dhe Ndërlidhjes, një ngjarje me peshë ndërkombëtare që bashkon vende të Europës, Azisë dhe kontinenteve të tjera për të diskutuar të ardhmen e infrastrukturës dhe teknologjisë së transportit.

Në këtë forum mori pjesë edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila prezantoi progresin e bërë nga Shqipëria në fushën e transportit rrugor dhe aviacionit civil. Ajo vuri theksin në projektet ambicioze që vendi ka ndërmarrë në sektorin e porteve, duke theksuar se këto investime po e pozicionojnë Shqipërinë në një kategori të re të vendeve të zhvilluara në aspektin e ndërlidhjes infrastrukturore.

Forumi shërbeu si një platformë e hapur për diskutimin e sfidave bashkëkohore me të cilat përballen qeveritë në fushën e transportit dhe ndërlidhjes multimodale. Në panelet e zhvilluara me prezencën e ministrave, u trajtuan temat më të ndjeshme që lidhen me teknologjinë e re, elektrifikimin e hekurudhave, zhvillimin e flotave të automjeteve elektrike, krijimin e porteve të gjelbra dhe lidhjen strategjike të tyre me portet e thata.

U nënvizua se këto projekte nuk kanë më kufij kombëtarë, por synojnë përfitime rajonale dhe ndërkontinentale. Ministrja Balluku theksoi rëndësinë që transporti ka jo vetëm për zhvillimin ekonomik dhe tregtar, por edhe për jetën e përditshme të qytetarëve, si dhe për arkitekturën e sigurisë botërore. Ajo nënvizoi se transporti multimodal është bërë sot një nevojë jetësore, duke qenë në fokusin e çdo qeverie që synon zhvillim të qëndrueshëm dhe garantim të sigurisë.

“Elektrifikimi i hekurudhave, flotat e reja të automjeteve elektrike, portet e gjelbra dhe të lidhurat me portet e thata dhe mbi të gjitha projekte me përfitim rajonal janë diskutuar, pasi transporti nuk ka më kufij. Kam prezantuar me këtë rast progresin e rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në fushën e transportit rrugor, aviacionit civil, si dhe kam prezantuar projektet e reja që lidhen me portet, me ato porte, të cilat e kanë futur Shqipërinë në një listë tjetër, në një listë të vendeve të zhvilluara”, u shpreh ministrja.

Forumi Global për Transportin dhe Ndërlidhjen ritheksoi edhe njëherë thirrjen për bashkëpunim të thelluar ndërmjet vendeve dhe rajoneve për të realizuar projekte të përbashkëta që tejkalojnë kufijtë dhe kontribuojnë në një të ardhme më të lidhur dhe më të sigurt për të gjithë.

belinda balluku forumi global portet stamboll
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.