Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sa euro na kushtojnë deputetët? Kuvendi kaloi 2.2 mln euro në llogaritë e ligjvënësve për 5 muaj

17:30 / June 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

1.5 mln euro janë shpenzuar në 5 muaj për pagat mujore, dhe afro 730 mijë euro për shpenzime të tjera ekstra që deputetët pretendohet të kenë kryer në funksion të detyrës së tyre. Rimbursimet më të mëdha deputetët i marrin për dieta dhe udhëtime brenda vendit, shuma që variojnë nga 78 deri në 150 mijë lekë të reja çdo muaj.

Shpenzimet e karburantit nga 30-40 mijë lekë. Hallet me popullin deputetët mesa duket i qajnë në telefon, pasi secili prej tyre merr çdo muaj rimbursim për shpenzimet telefonike 17 mijë lekë të reja. Të tjerë faturën për telefonin e kanë edhe më të shtrenjtë për shkak të detyrës dhe arrijnë në 20 mijë lekë të reja, si krerët e komisioneve Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Ina Zhupa, Jorida Tabaku, Zheni Gjergji etj. I vetmi me shpenzime modeste në telefoni është Agron Gjekmarkaj, me shifra që variojnë nga 2 deri në 7 mijë lekë të reja.

Nga përfitimet ekstra, kanë hequr dorë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët jo vetëm për 5 muajt e parë të këtij viti, por që nga shtatori i 2024-ës, rezulton të kenë marrë zero rimbursime për dieta dhe udhëtime brenda vendit. Listës së tyre i bashkohen edhe deputetët Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Agron Shehaj, Bujar Leskaj, Pandeli Majko, Agron Çela e Etilda Gjonaj të cilët janë treguar modest me shpenzimet pa çuar në kuvend që nga shtatori, asnjë faturë hoteli, drekash e darkash, apo të tjera shpenzime.

Çmimet e apartamenteve janë bërë të papërballueshme edhe për deputetët, pasi 21 prej tyre nuk arrijnë dot të blejnë një banesë në kryeqytetet dhe përfitojnë çdo muaj 35 mijë lekë rimbursim për qiranë.

deputetë dieta halle kuvend Paga rroga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.