Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mat/ Banorët e Suçit kundër ndërtimit të HEC-it në këtë zonë

12:00 / June 29, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Suc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetëra banorë të Njësisë Administrative Suç, bashkia Klos, kanë kundërshtuar ndërtimin e një HEC-i në këtë zonë, sepse sipas tyre kjo sjellë probleme serioze për ujin e pijshëm dhe ujitës.

Banorët u shprehën se ata kanë nevojë për ndërtimin e veprave vaditëse dhe jo të HEC-it, i cili than tokat e “Hambarit të Matit”.

“Ndërtimi i një vepre të tillë ndikon në prodhimet bujqësore dhe në largimin e banorëve prej këtyre fshatrave. Ne kërkojmë të drejtën tone, duam që burimet tona natyrore të mos preken pa dëshirën e shumicës së njerëzve. Nuk jemi kundër askujt, por kërkojmë të kemi dinjitetin tonë”, thanë banorët në takim.

Të pranishmit kërkuan mbështetjen e deputetit Agron Malaj, strukturave lokale dhe atyre të drejtësisë.

Deputeti Malaj nga ana e tij hodhi poshtë çdo akuzë të padenjë që është bërë se ai ka lidhje me ndërtimin e HEC-it të Kurdarisë.

“Çdo vepër që ndërtohet pa dëshirën e popullit, pa pyetur qytetarët, është i paligjshëm. Unë nuk do ta shpërdoroj kurrë besimin tuaj, mbështetjen e dhënë ndër vite. Kurrë nuk kam qenë dhe nuk do të jem kundër interesave të banorëve të Matit”, theksoi deputetit i Qarkut Dibër, Agron Malaj.

banoret hecit kunder mat sucit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Francë, përshkallëzohen protestat studentore/ Rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

13:18 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.