Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zjarri masiv në fshatin Balëz të Bradasheshit

13:00 / July 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marrin flake ullinjte1 770x408 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë sot një sipërfaqe të madhe me ullinj në fshatin Balëz, pjesë e Njësisë Administrative Bradashesh në bashkinë Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer rreth orës 11:55 paradite dhe është përhapur me shpejtësi, duke marrë përmasa alarmante.

Flakët të cilat janë përshkruar si jashtëzakonisht të mëdha, kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë toke të mbjellë me ullinj duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke rrezikuar përhapjen drejt zonave të tjera me bimësi dhe banesa të afërta. Terreni i pjerrët , temperaturat mjaft të larta dhe erërat që fryjnë në këtë periudhë të nxehtë vere po e bëjnë të vështirë ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit. Në vendngjarje janë paraqitur menjëherë forcat zjarrfikëse të Elbasanit të cilat po përballen me vështirësi në kontrollin e flakëve për shkak të intensitetit të lartë të zjarrit dhe terrenit të vështirë.

Po ashtu janë aktivizuar dhe strukturat e mbrojtjes civile, ndërsa autoritetet vendore kanë kërkuar ndihmën e forcave shtesë për të shmangur përkeqësimin e situatës.Banorët e zonës janë vënë në alarm, ndërsa disa prej tyre kanë nisur të ndihmojnë në përpjekjet për izolimin e zjarrit me mjetet e tyre rrethanore. Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet në sipërfaqen e mbjellë me ullinj konsiderohen të mëdha.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet pranë zonës së zjarrit dhe të njoftojnë menjëherë për çdo vatër të re që mund të shfaqet. Hetimet janë në fazën paraprake për të përcaktuar shkakun e zjarrit, i cili ende mbetet i paqartë.Situata mbetet shqetësuese dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet lokale dhe forcat e emergjencës.

Bradashesh flake masiv ullinj Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.