Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

6 viktima nga i nxehti në Itali dhe Spanjë

13:00 / July 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1751449472 temperaturatelarta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vala e të nxehtit që ka përfshirën Europën Jugore po vijon të zgjerohet drejt Lindjes me Parisin, Romën, Berlinin, Vjenën, Pragën dhe Varshavën që po përjetojnë temperatura rekord. Franca sipas ministres franceze për klimën, ka regjistruar qershorin e dytë më të nxehtë që nga viti 1900.

I nxehti përvëlues besohet se ka marrë të paktën 6 jetë, përfshirë atë të një djali të vogël i cili mendohet se ka vdekur nga goditja nga nxehtësia ndërsa ndodhej në një makinë në një provincë të Katalonjës. Dy persona të tjerë u gjetën të pajetë nga zjarrfikësit në Spanjë. Në Palermo të Siçilisë, një grua vdiq pasi i ra të fikët ndërsa ecte në rrugë.

Ndërkohë, një 70-vjeçar u mbyt në një vendpushim turistik pranë Torinos. Po ashtu, një shofer kamioni vdiq në Brescia, ndërsa në Palermo pritet rreziku i valëve të nxehtësisë së nivelit 3. I nxehti ishte aq ekstrem saqë mbinxehu tubat nëntokësorë të energjisë elektrike dhe shkaktoi një ndërprerje që zgjati gati 7 orë në disa zona të Italisë. Shumë njerëz mbetën në ashensorë, ndërsa aktiviteti tregtar pothuaj u paralizua me energjinë që u rikthyer afër mesnatës.

Në Napoli, temperaturat arritën në 34 gradë, me një shkallë lagështie që preku 70%, veçanërisht në mbrëmje dhe natën. Ndërkohë në Milano temperaturat ishin 7 gradë mbi mesataren, ndërsa në Romë 8 më shumë se mesatarja.

Megjithatë në disa rajone janë vendosur masa lehtësuese që kufizojnë punën në ambientet e jashtme, gjatë orëve të pikut. Një masë e tillë do të duhej të ndërmerrej edhe në vende të tjera që po arrijnë temperatura rekord, siç është Shqipëria. Megjithatë, nuk ka ende një vendim që do të ishte i domosdoshëm, sidomos për ata që punën e kanë në terren.

Organizata Botërore Meteorologjike tha se bota do të duhet të mësohet të jetojë me normalitetin e ri të valëve ekstreme të të nxehtit, të cilat do të ndodhin më shpesh dhe do të jenë më intensive me kalimin e kohës.

Itali meteorolog nxehte Spanje viktima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.