Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj: Synojmë bujqësi konkurruese dhe evropiane! Rritëm financimin dhe investimet

14:58 / July 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
686526c5d6e13denaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj në një takim me sipërmarrës e fermerë, listoi arritjes në sektorin e bujqësisë gjatë dekadës së fundit, duke nisur nga trefishimi i sipërfaqes së kultivimit në serra, 5-fishimi i eksporteve bujqësore në 80 tregje ndërkombëtare, rritja dhe financimi i mbështetjes për sektorin e bujqësisë, investime në infrastrukturë, teknologji dhe siguri ushqimore. Denaj tha edhe se u mblodhën për të diskutuar për vizionin e Shqipërisë 2030, e bujqësisë 2030. Ministrja tha se kemi një objektiv të përbashkët, një biznes të bujqësisë moderne, konkurruese dhe brenda familjes europiane.

”Kam kënaqësinë të nisim një tryezë të përbashkët diskutimi dy ditor të organizuar nën kujdesin e veçantë të kryeministrit Edi Rama. Fillimisht, dua t’ju falenderoj për kontributin e secilit prej jush në zhvillimin e sektorit në fushta e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, agropërpunimit dhe agroturizmit.

Në dekadën e fundit kemi arritur së bashku shumë, duke nisur nga trefishimi i sipërfaqes së kultivimit në serra, 5-fishimi i eksporteve bujqësore në 80 tregje ndërkombëtare, rritja dhe financimi i mbështetjes për sektorin e bujqësisë, investime në infrastrukturë, teknologji dhe siguri ushqimore. Jemi mbledhur sot për të ndarë ide, për të diskutuar sfidat e tashmes, por mbi të gjitha diskutuar për vizionin e Shqipërisë 2030, e bujqësisë 2030.

Si politikbërës, akademikë, biznese, kemi një objektiv të përbashkët, një biznes të bujqësisë moderne, konkurruese dhe brenda familjes europiane. Dy ditë janë të rëndësishme për biznesin tuaj dhe jam e bindur që keni lënë pas me merakun tuaj disa nga problematikat që përballeni çdo ditë, por menduam që këto dy ditë janë shumë të rëndësishme për këtë bashkëbisedim mes të tre drejtueseve kryesorë në politikbërje, akademikëve që na janë bashkuar dhe ju vet si përfaqësues që na ndihmoni në një proces kaq të rëndësishëm.

Në pjesën e parë, kemi një diskutim gjithëpërfshirës, më pas pas dreke do të vijojmë me ndarjen në disa tryeza ku kontributi i secilit prej jush vjen në politikbërje si vlerë e shtuar. Sigurisht, konkluzionet nga çdo tryezë dhe temat, të cilat unë shpresoj t’i nxjerrim nga biseda në pjesën e parë të ditës, të kemi mundësi t’i prezantojmë të nesërmen në mëngjes”.

Anila Denaj Bujqësia financime investime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.