Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Gjurmë

”Më nxori nga dyqani se isha shqiptare”, ish-volejbollistja e “Dinamos” tregon paragjykimet me të cilat u përball kur luante në Greqi

18:06 / July 2, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alketa Doci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alketa Doci u largua nga Shqipëria menjëherë pas rënies së diktaturës komuniste dhe në fillim iu bashkua një ekipi në Francë. Në “Gjurmë” nga Edlira Prendi, Alketa Doci rrëfen sfidat e para të një 21-vjeçare në një vend të huaj.

“Unë isha vetëm 21 vjeç, isha në kulmin e formës time dhe kisha kërkesa për të luajtur jashtë. Pranova njërën prej tyre që ishte ajo në Francë, në një vend të mrekullueshëm, afër Kanës, në jug të Francës. Kam qenë gjithmonë luftarake, kam qenë gjithmonë me dëshirë për të luajtur dhe për të fituar. Nuk është se ka qenë gjithmonë e lehtë, Shqipërinë atëherë nuk e njihte njeri. Ne kishim në fillim një trajner që ishte doktor, nuk kishte lidhje fare me volejbollin dhe thoshte: Alketa është shumë e mirë në gjuajtje, por Alketa nuk duhet të kapi topin e parë. Por që të gjuash një top, duhet që në fillim ta kapësh, pastaj ta gjuash, dhe ai më thoshte mua, mos e kap ti topin e parë. Dhe mua kjo më nxiste një lloj inati dhe dëshire që ta bëja më mirë. Në fakt ai e kuptoi që Alketën duhet ta vije edhe në top të parë, edhe në gjuajtje. Unë aty e kam dëshirën, ti bëj të gjitha gjërat”,-kujton ish-volejbollistja sfidat e para.

Pas Francës, Alketa Doci u zhvendos në Greqi në vitet 93-95. Alketa tregon për sfidat e asaj kohe, paragjykimet e njerëzve në Greqi.

“Nga ana sportive nuk kisha probleme, sepse ne fituam, kishim ekip shumë të mirë, nuk kishte asnjë lloj problemi. Ishte periudha 93-95 kur shumë shqiptarë kishin shkuar në Greqi pa dokumente, pa punë, me ato vështirësitë ekonomike, pa shtëpi; dhe unë e pata pak të vështirë historinë e të qenit shqiptare. Nuk kam refuzuar kurrë të them që jam shqiptare, gjithmonë kam thënë që jam shqiptare, nuk më ka bërë asnjëherë asnjë problem, në kundërshtim me disa të tjerë që thoshin jam grek, apo nuk e di çfarë, që të mos flisnin keq për të. E kam pasur shumë të rëndësishme që të vija emrin tim, sepse unë isha shqiptare, isha si të tjerët, isha më e mirë se të tjerët, ata më kishin marrë mua sepse kishin nevojë për mua dhe jo sepse unë ua kisha nevojën”.

Alketa Docit I ka ndodhur edhe të marrë karton të kuq në ndeshje ndërsa ka replikuar me ata që e fyenin. “Ka pasur të ndryshme, duke filluar nga ndonjë person në public që të më thërrasë mua shqiptare, ose me ndonjë ofezë; gjë që më ka bërë mua edhe të dal ndonjëherë nga vetja dhe të marr një karton të kuq.

-Çfarë bën Alketa kur del nga vetja?

-I kthehem atij dhe I them ndonjë gjë, dhe arbitri e sheh dhe kartonin e kuq për mua.”

Alketa Doci tregon në “Gjurmë” edhe një histori që ngjan me filmin “Pretty Women”. “Kisha shkuar në një dyqan për të blerë një televizor, një magnetoskop e një kamera me të cilën xhirohej atëherë, dhe do paguaja me cash. Ndërkohë unë kisha jetuar 2 vjet në Francë dhe e dija çfarë ishte një kartë krediti, ato në Greqi ishin më prapa se unë. Dhe I them: Do paguaj cash! Dhe shitësja më tha mua: Po në cash do paguash, pse si! Nga je ti? I thashë: Jam shqiptare. Më tha: Është shumë shtrenjtë për ty! Dhe më detyroi që të dal nga dyqani. Unë dola nga ai dyqan, shkova I bleva tek një dyqan ngjitur. U ktheva aty, dhe i thashë: Faleminderit, unë I bleva tek konkurrenti yt”,- rrëfen në “Gjurmë”, Alketa Doci.

Alketa Doci dinamo edlira prendi Gjurmë greke Greqi rrëfim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.