Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

”Për çka i ke ly buzt, je gruaja jeme”, Fero përballet me tri akuza penale

18:47 / July 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image e1751474751719
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fero ndodhet përballë tri akuzave të rënda penale të ngritura nga Prokuroria Themelore e Gjilanit: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje serioze ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli. Sipas aktakuzës të siguruar nga Paparaci, gjatë periudhës qershor-tetor 2024, Fero dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj Arbenitës, përmes ofendimeve të përsëritura dhe komunikimeve kërcënuese, përfshirë takimet me të për çështjen e fëmijës së përbashkët në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan.

Në dosjen hetimore thuhet se artisti e ka përballur ish-bashkëshorten me një varg fyerjesh dhe veprimesh që kanë tejkaluar kufijtë e komunikimit, duke i shkaktuar asaj frikë, dhimbje dhe shqetësim të madh emocional. Një nga mesazhet që përmendet në aktakuzë është: “Me kon je tu fol…qoma shpejt… për çka i ke ly buzt”.

Akuzat shkojnë edhe më tej, duke përfshirë pretendime për ngacmim seksual të vazhdueshëm, verbal dhe fizik. Fero akuzohet se e ka puthur kundër vullnetit ish-bashkëshorten dhe i është drejtuar me fjalë të tilla si “ti je gruaja jem, unë kam të drejt me fjet me ty”, duke injoruar qëndrimin dhe refuzimin e saj.

Situata mes dyve thuhet se ka kulmuar në shtator 2024, kur Prokuroria thekson se Fero e ka kërcënuar rëndë Arbenitën me jetë: ”Ki me ma ni zonin… të vraj, e ta nxjerri shpirtin”,-deklaratë që është ndarë përmes mesazheve në WhatsApp. Prokuroria në aktakuzën e ngritur në dhjetor të vitit të kaluar, kërkon që reperi të dënohet sipas ligjit, duke prezantuar edhe provat përkatëse për të mbështetur padinë. Akuzat janë të mbështetura me dokumentim të komunikimeve, dëshmi dhe deklarata të palës së dëmtuar.

IMG 2042
IMG 2041

akuza arbenita Dhune fero
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.