Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shënohen viktima nga temperaturat e larta dhe zjarret

22:04 / July 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
12345
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.

Vala e të nxehtit dhe zjarret që kanë përfshirë Evropën vijojnë të lënë pas viktima, teksa kontinenti i vjetër përballet çdo ditë me temperatura rekord.

Dy persona u gjetën të vdekur nga zjarrfikësit që po luftonin me flakët në rajonin e Katalonjës në Spanjë. Dy viktimat ishin të moshave 32 dhe 45 vjeç. Rajoni i Katalonjës po përballet me zjarre të mëdha, teksa temperaturat në pjesën më të madhe të vendit nuk kanë zbritur nën 40 gradë. Dy viktima të tjera nga vala e të nxehtit u regjistruan në Francë. Ministrja franceze e tranzicionit ekologjik tha se më shumë se 300 persona u përballen me probleme të shëndetit për shkak të nxehtësisë.

Franca u përball me qershorin e dytë më të nxehtë që kur temperaturat filluan të regjistroheshin për herë të parë në vitin 1900. Qershori i vitit 2025 është atij të të vitit 2023, kur vendi përjetoi gjithashtu një valë të madhe të nxehti. Disa rajone të Francës janë në alarm të kuq për nxehtësinë, teksa në disa pjesë lindore të vendit ka alarm për stuhi.

Valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se këto ndryshime do të jenë edhe më intensive, teksa planeti Tokë vazhdon të regjistrojë temperatura rekord.

larta temperaturat Valet viktima zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.