Kalimi i automjeteve në pikën kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht.
Shkak është bërë arrestimi i një doganieri grek në pikën e kalimit në Mavromat.
Ende nuk ka detaje mbi arsyet e arrestimit. Qarkullimi për këmbësorët vijon normalisht.
