Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Malaj i përgjigjet Tabakut: Financimet në bujqësi nga 34 në 146 milionë euro në 11 vite

15:34 / July 3, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 11 18 at 12.27.40 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha në Kuvend se fondet për bujqësinë janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, duke mohuar akuzat e opozitës për mungesë investimesh në këtë sektor.

“Bujqësia në vitin 2013 përfitonte vetëm 34 milionë euro. Ndërsa në vitin 2024, financimi ka arritur në 146 milionë euro. Mjafton të shikojmë buxhetin”, tha ministri Malaj në fjalën e tij, në seancën plenare të Kuvendit.

Nga ana tjetër, nënvizoi se në vitin 2013 kishte vetëm 700 hektarë serra, ndërsa sot ky numër është trefishuar, duke arritur në 2,100 hektarë. Toka e vaditur gjithashtu, theksoi Malaj, është rritur nga 120 mijë hektarë në 300 mijë hektarë.

“Në vitin 2013, nuk ishit askund në lidhje me financimin e bujqësisë. Bujqësia nuk është aspak në zero, dhe shifrat janë kokëforta”, theksoi ministri. Ishte deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ajo që ngriti shqetësim lidhur me investimet e qeverisë për bujqësinë.

“Dje keni kuptuar që bashkitë kanë përgjegjësi për bujqësinë? Sa herë keni qenë në Komisionin e Ekonomisë, kemi thënë se skema korruptive e rritjes së TVSH-së nga 6% në 20% ka shkaktuar dëme në bujqësi. Gjithashtu, kemi diskutuar se në pesë vitet e fundit bujqësia ka pasur zero rritje”, tha Tabaku.

jorida tabaku ministri i Financave petrit malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.