Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PL: 52% e qytetarëve po marrin pension të pjesshëm! Në 12 vite, qeveria garantoi varfëri

15:00 / July 4, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 07 04 145639
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia e Lirisë akuzon qeverinë Rama, duke thënë se ka dështuar me politikat sociale. Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Myrvete Asqeri thotë se sipas të dhënave zyrtare, 52% e qytetarëve që dolën në pension në vitin 2024 nuk përfitojnë pension të plotë, por të pjeshëm. Kjo shifër për të tregon dramën sociale që ka shkaktuar qeveria, e cila në këto vite vetëm ka promovuar propagandë dhe shifra boshe. ”Reforma e pensioneve e vitit 2014, që kërkon nga 35 në 40 vite sigurim për një pension të plotë, nuk është reformë, është dënim me mjerim për një brez të tërë që ka punuar me ndershmëri, por është lënë jashtë sistemit nga politikat korruptive dhe mungesa e shtetit ligjor. Një reformë që u bë në një vend ku gjysma e ekonomisë ka qenë në të zezë, ku mijëra shqiptarë kanë punuar pa kontratë, dhe ku shteti ka munguar sistematikisht”, u shpreh ajo.

Deklarata e plotë:

Sot, Shqipëria përballet me një nga pasqyrat më të errëta të dështimit shtetëror dhe social. Sipas të dhënave zyrtare, 52% e qytetarëve që dolën në pension në vitin 2024 nuk përfitojnë pension të plotë, por të pjeshëm. Janë mijëra burra dhe gra që kanë punuar një jetë të tërë, që sot e gjejnë veten të dënuar nga sistemi që i braktisi. Ky nuk është një problem statistikor, por është një dramë sociale e bërë nga një qeveri që nuk ka pasur as vullnetin, as vizionin dhe as ndërgjegjen për të ndërtuar një shtet social.

Ky është një dështim total i politikave sociale të kësaj qeverie, që për 10 vjet me radhë ka promovuar propagandë dhe shifra boshe. Reforma e pensioneve e vitit 2014, që kërkon nga 35 në 40 vite sigurim për një pension të plotë, nuk është reformë, është dënim me mjerim për një brez të tërë që ka punuar me ndershmëri, por është lënë jashtë sistemit nga politikat korruptive dhe mungesa e shtetit ligjor.

Një reformë që u bë në një vend ku gjysma e ekonomisë ka qenë në të zezë, ku mijëra shqiptarë kanë punuar pa kontratë, dhe ku shteti ka munguar sistematikisht. Vitin e kaluar duheshin më shumë se 38 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë, por të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2024, vitet mesatare të sigurimit për pensionet e reja ishin 26.7%, shumë më poshtë kriterit për pension të plotë.

Sot, pas 12 vitesh qeverisje, e vetmja gjë që qeveria garanton për pensionistët është varfëri dhe pasiguri. Pensioni i pjesshëm është kthyer në normë, jo përjashtim. Pagesat për ilaçe e shërbime bazë nuk mbulohen dot nga pensioni, ndërkohë që luksi i pushtetarëve rritet, klientelizmi forcohet dhe buxheti i shtetit vidhet çdo ditë përmes PPP-ve dhe tenderëve të dyshimtë.

Partia e Lirisë e ka dinjitetin e pensionistëve si prioritet të padiskutueshëm. Programi ynë, 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus, është i qartë, i drejtë dhe i realizueshëm: Pension minimal jo më pak se minimumi jetik (200 € në muaj), cdo qytetar shqiptar ka të drejtë të mos jetojë në mjerim në pleqëri, por me dinjitet. Indeksim progresiv automatik i pensioneve sipas inflacionit real, jo me përqindje simbolike. Kthim i bonusit të fundvitit si e drejtë ligjore, jo si favor elektoral.

Subvencionim i barnave dhe shërbimeve mjekësore për moshën e tretë. Nëse nuk ndryshojmë këtë realitet sot, po i themi brezave që vijnë: “Puno, kontribuo dhe kur të vish në moshën e pensionit… do të harrohesh.” Kjo nuk është e pranueshme. Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka që kjo padrejtësi historike të marrë fund. Pensioni nuk është lëmoshë, por është e drejtë. E jona është detyra për ta garantuar.

Partia e Lirisë pensione varfëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.