Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Blushi: Të ndalet ndërhyrja politike në pushtetin lokal

11:55 / July 6, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blushi Tedi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i bëri thirrje sot përmes një deklarate për shtyp, Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE të monitorojë ecurinë e reformave pasi sipas tij, kryeministri Edi Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor.

“Partia e Lirisë dënon me forcë të madhe ndërhyrjet e përsëritura dhe të paprecedenta të Kryeministrit Edi Rama në punët e brendshme të bashkive, veçanërisht rastet flagrante të ndodhura në Bashkinë e Tiranës dhe së fundmi në Bashkinë e Vlorës.

Këto akte përbëjnë një shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe të autonomisë vendore, të cilat janë themele të një shteti funksional dhe demokratik. Për më tepër, ato janë një atentat i drejtpërdrejtë ndaj reformës territoriale dhe decentralizimit, të cilat u ndërtuan mbi parimin që vendimmarrja lokale duhet t’u përkasë institucioneve vendore të zgjedhura me votë të lirë nga qytetarët.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 108, pika 4, përcakton qartë:

“Vetëqeverisja në njësitë vendore ushtrohet nëpërmjet organeve të tyre përfaqësuese.”

Ndërsa Karta Evropiane për Autonominë Vendore, në nenin 3, thekson:

“Me autonomi lokale kuptohet e drejta dhe aftësia efektive e bashkësive vendore për të rregulluar dhe për të drejtuar, brenda ligjit dhe nën përgjegjësinë e tyre, një pjesë të konsiderueshme të çështjeve publike, në interes të popullsisë përkatëse.”

Për rrjedhojë, çdo përpjekje e Kryeministrit për të diktuar vendimmarrje administrative në bashki, për të emëruar apo shkarkuar drejtorë, apo për të urdhëruar ndryshime në drejtimin lokal, përbën një shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore.

Këto veprime nuk kanë asnjë bazë ligjore dhe janë dëshmi e qartë e përpjekjes së Kryeministrit për të vendosur kontroll absolut mbi të gjitha pushtetet, duke e trajtuar shtetin si një strukturë nën varësinë e tij personale dhe politike.

Partia e Lirisë paralajmëron se, nëse këto ndërhyrje nuk ndalohen menjëherë, pushteti vendor rrezikon të degradojë në një zgjatim të thjeshtë të Qeverisë qendrore, duke humbur rolin e tij përfaqësues dhe funksionin si garant i interesit publik të qytetarëve” u shpreh Blushi.

Më tej ai shtoi se Partia e Lirisë kërkon:

1. Të ndalet menjëherë çdo formë ndërhyrjeje politike në punët e brendshme të bashkive;

2. Të respektohet me rigorozitet autonomia kushtetuese dhe ligjore e pushtetit vendor;

3. Të ndërhyjnë institucionet përkatëse, brenda dhe jashtë vendit, për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e autonomisë vendore;

4. Të merren masa ligjore dhe institucionale ndaj çdo akti që cenon ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e organeve vendore të zgjedhura nga qytetarët;

5. Të gjitha shoqatat që përfaqësojnë bashkitë, pa dallim bindjesh politike, të mbajnë qëndrime të qarta për mbrojtjen e autonomisë vendore dhe të ftohet zyrtarisht për të monitoruar situatën Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës në Strasburg, si dhe institucionet përgjegjëse të Komisionit Evropian.

“Partia e Lirisë u bën thirrje shoqërisë civile, Këshillit të Europës dhe institucioneve të Bashkimit Europian që monitorojnë ecurinë e reformave demokratike, të reagojnë me vendosmëri ndaj këtij precedentit të rrezikshëm që minon demokracinë lokale dhe rendin kushtetues të vendit.

Shqipëria nuk mund të drejtohet me dorë të hekurt nga një njeri që kërkon të kthejë pushtetin në pronë personale. Demokracia nuk mund të funksionojë pa ndarje pushtetesh dhe pushteti vendor nuk është dekor ceremonial, por themel i një shteti demokratik, funksional dhe pranë qytetarit”, përfundoi Blushi.

lokal nderhyrja pushtetin te ndalet Tedi Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.