Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Agron Malaj në krah të banorëve të Suç-Kurdarit: Kontrata për HEC-in është firmosur nga drejtuesit demokratë

19:40 / July 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1959
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti socialist Agron Malaj ka reaguar pas protestës së zhvilluar para Bashkisë Klos lidhur me ndërtimin e hidrocentralit nga kompania “Global Interpace Grup sh.p.k”, duke theksuar se është në krah të banorëve të Njësisë Administrative Suç-Kurdari, të cilëve uji u duhet për jetesë dhe bujqësi. Megjithatë, ai ka shprehur habinë për qëndrimin e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të cilët sipas tij, po protestojnë kundër një kontrate që është firmosur pikërisht nga drejtues të së njëjtës parti vite më parë.

“Sot ndoqa me vëmendje protestën e zhvilluar para Bashkisë Klos lidhur me ndërtimin e Hec Global Interpace Grup sh.p.k (administrator Ashim Doma). 

Që në krye të herës dua të shpreh mbështetjen time për popullin e Njësisë Administrative Suç-Kurdari. Uji për këta njerëz punëtore dhe bujarë është veta jeta. Por, s’mund të fsheh habinë time kur pashë deputeten e Partisë Demokratike të dalë nga votat e Dibrës që ose nuk njeh historinë e partisë që përfaqëson ose në rastin më të mirë përpiqet ta mohojë atë. 

Deputetja kërkon të bëjë përgjegjëse Kryetaren aktuale të Bashkisë Klos për kontratën e miratuar nga ish-kryetari i kësaj bashkie, demokrati Basir Çupa, bashkë me Zana Elezin, ish-kryetaren e Këshillit Bashkiak dhe Ilir Celikun, ish -Administrator i Njësisë Suc- Kurdari. Për ironi të fatit këta persona, anëtarë të kryesisë së PD-së na zhvillojnë protesta para bashkisë për një kontratë që e kanë firmos po vetë. 

Tani këta ose nuk dinë çfarë bëjnë ose duan të tallin e gënjejnë popullin me maskarada të tilla. 

Nëse synojnë këtë të dytën, më vjen keq t’i zhgënjej, por klosianët i njohin mirë dhe nuk i hanë dokrrat e tyre”,shkruan Malaj.

IMG 1957
IMG 1956
IMG 1955
IMG 1954
IMG 1953
IMG 1952
IMG 1950

Agron Malaj hec KLOS tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.