Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia aksion në plazhin e Gjipesë, 4 persona nën hetim

14:24 / July 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjipese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimet e Policisë në Himarë kanë  vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Kështu në aksionin e sotëm blutë njoftuan se kanë nisur hetimet për katër persona të cilat kishin çadra dhe shezlongë, pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 131 çadra dhe 268 shezlongë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe me ndihmën e forcave policore të Kufirit, të FNSH-së, si dhe të Forcave Detare, ndërhynë nga deti, në gjirin e Gjipesë, për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paaligjshme. Nga kontrollet u konstatua se shtetasit A. Z., B. Sh., G. S. dhe M. Sh., kishin zënë në mënyrë të paligjshme, sipërfaqe publike, nga 300 deri në 500 m² secili, në të cilat kishin vendosur çadra dhe shezlongë, pa qenë të pajisur me leje nga autoritetet përkatëse dhe pa NIPT për ushtrimin e aktivitetit.  

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal ndaj këtyre katër shtetasve, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 200 dhe 180 të Kodit Penal.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 131 çadra dhe 268 shezlongë, të cilët u transportuan me ndihmën e mjeteve lundruese të Forcës Detare, për shkak të terrenit të vështirë tokësor.   

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

4 persona aksion gjipese plazhin Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.