Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë

16:40 / July 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rubio
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja në lidhje me bisedimet për paqe në Ukrainë, pas një takimi që pati me homologun e tij rus të enjten në Malajzi.

“Mendoj se është një qasje e re dhe ndryshe”, u tha Rubio gazetarëve pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Nuk do ta cilësoja si diçka që garanton paqe, por është një koncept që, e dini, do t’ia paraqes presidentit”, shtoi ai.

Rubio nuk dha më shumë hollësi rreth kësaj. Ai shtoi se presidenti Donald Trump ka qenë “i zhgënjyer dhe i zemëruar që nuk ka pasur më shumë fleksibilitet nga pala ruse” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Na duhet të shohim një plan të qartë se si mund të përfundojë ky konflikt. Dhe, ne ndamë disa ide se si mund të duket ai”, tha Rubio për takimin 50-minutësh me Lavrovin.

“Do të vazhdojmë të angazhohemi aty ku shohim mundësi për të bërë ndryshim”, theksoi ai.

Rubio dhe Lavrov zhvilluan bisedime në Kuala Lumpur në kuadër të Forumit Rajonal të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), i cili bashkon 10 anëtarët e ASEAN-it dhe partnerët e tyre më të rëndësishëm diplomatikë, përfshirë Rusinë, Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, vendet evropiane dhe SHBA-në.

Ky ishte takimi i tyre i dytë prej se Rubio e mori detyrën, megjithëse ata kanë folur disa herë në telefon.

Takimi i tyre i parë u zhvillua në shkurt në Riad të Arabisë Saudite, ndërsa administrata Trump po testonte gatishmërinë e Rusisë dhe Ukrainës për të bërë paqe.

Takimi i së enjtes ndodhi pak pasi SHBA-ja rifilloi dërgesat e armëve mbrojtëse për Ukrainën pas një ndërprerjeje, zyrtarisht për t’i shqyrtuar rezervat e brendshme të municioneve – një veprim që u përshëndet nga Moska.

Nisja e ridërgimit të ndihmave vjen në një kohë kur Rusia ka shpeshtuar dukshëm sulmet ajrore ndaj Ukrainës dhe derisa presidenti Trump ka shfaqur zemërimin e tij me presidentin rus, Vladimir Putin.

bisedimet paqe rubio Rusia SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.