Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë këtë të premte në një deklaratë për mediat, pas refuzimit të prokurores Elsa Gjeli për të hetuar rastin e Thethit.
“Si Ministër drejtësie, bazuar në kompetencat që më jep ligji, kam kërkuar zyrtarisht dje nisjen e hetimit disiplinor për një rast flagrant të mosushtrimit të ndjekjes penale dhe hetimit që ka të bëjë me ndërtimin pa leje të një parku turistik në zemër të Thethit.
Prokurorja Elsa Gjeli, nga momenti i referimit nga Policia gjyqësore, të një materiali kallëzues në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të këtij parku të paligj në zemër të Thethit, pa kryer asnjë hetim, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal.
Duke analizuar vendimin e mosfillimit, duke ballafaquar argumentet e dhëna në hetim me Kushtetutën dhe ligjin, ne mendojmë se ky vendim bie ndesh me parimin e ligjshmërisë.”– tha Manja.
