Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Hapen regjistrimet për arsimin profesional! Aplikoni në e-albania

14:00 / July 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3352
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga muaji korrik janë hapur regjistrimet për klasën e 10 për arsimin profesional dhe do të zgjasin deri në fund të muajit shtator. Procesi kryhet përmes e-Albania ku çdo prind mund të aplikojë online përmes këtij shërbimi dhe më pas merr përgjigjen nga shkolla.

Arsimi i mesëm profesional u ofron nxënësve mundësi kualifikimi dy-tre dhe katër vjeçare, dhe i përgatit ata për profesione specifike, nëpërmjet zhvillimit të aftësive praktike dhe njohurive të aplikueshme.
“Ndër vite ka një kërkesë në rritje, janë 22 drejtime dhe 31 shkolla profesionale në të gjithë vendin. Drejtimet më të kërkuara janë Hoteleri turizmi, TIK, Mekanikë, Shërbim Social Shëndetësor”, tha Klevis Hysa, drejtor AKPA.

Fuqia punëtore është një prej problematikave kryesore që po përballet jo vetëm Shqipëria por edhe vendet e europës. Nevoja ndihet më së shumti edhe gjatë sezonit veror, ku numri I turistëve është I larte dhe fuqia punëtore është e pamjaftueshme.
Por arsimi profesional mundëson për të rinjtë që të punësohen që në bankat e shkollës, duke kontribuar kështu në plotësimin e nevojave të tregut të punës.
“Ka një lidhje shumë të mirë me tregun e punës dhe mbi 60% e nxënësve punësohen që në bankat e shkollës dhe pagat që marrin janë mbi mesataren e tregut. Këtë vit nxënësit mund të përfitojnë dhe nga dega e re në shkollën e hoteleri turizmit e cila ofron degën e hoteleri turizimit në partneritet me shkollën e hoteleri turizmit ne Lausanne.”
Sakaq për vajzat që regjistrohen në arsimin profesional, ofrohet bursë deri në 50%, ndërsa pas mbarimit të arsimit profesional, nxënësit kanë të drejtë që të vazhdojnë edhe studimet e larta universitare, njëjtë si ata që kanë mbaruar gjimnazin e përgjithshëm.

aplikim arsim e albania profesional regjistrime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.