Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

150 zjarre në një javë, 220 ha tokë e djegur, “Liqeni i Luleve” në Lurë ende në flakë

12:40 / July 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 zjarre
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria vijon të përballet me një situatë alarmante të zjarreve. Gjatë 7 ditëve të fundit u rregjistruan shpërthime të vatrave të shumta, të cilat kanë shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, shkurresh dhe bimësie në shumë qarqe të Shqipërisë.

Java nisi me përpjekjet e zjarrfikëseve dhe mjeteve të ushtrisë të angazhuar më herët në landfillin e mbetjeve në Elbasan, ku flakët dhe tymi i dendur shkaktuan ndotje të rrezikshme të gjithë zonës. Autoriteteve iu desh afro një javë për të normalizuar situatën në këtë zonë, e cila shkaktoi jo pak probleme për banorët

Bazuar në të dhënat e raportuara nga Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile, vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar mbi 150 vatra zjarri, me qindra hektarë të djegur dhe një numër të konsiderueshëm forcash në terren u angazhuan në operacione për shuarjen e flakëve dhe monitorimin e terrenit.

Vatrat më problematike janë regjistruar në qarqet Dibër, Vlorë, Berat dhe Tiranë, ku zjarret kanë prekur kryesisht zona me pyje pisha, shkurre dhe sipërfaqe me barishte. Ndër më të rrezikshmet vijon të jetë zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, ku për shkak të erërave të forta, flakët kanë marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar një sipërfaqe të madhe të parkut.

Po ashtu dhe zjarri në zonën e Dukatit, i cili vijoi për disa ditë, për pak nuk vuri në rrezik dhe Parkun e Llogarasë.

Në Bulqizë, vatra e zjarrit në zonën “Livadhi i Peladhisë” ka qenë aktive për disa ditë, ndërsa në Poliçan, zjarri në fshatin Zgërbonjë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pemëtari, duke përfshirë 2500 rrënjë ullinj mbi 10-vjeçarë dhe disa dhjetëra drurë frutorë.

Zjarri ka rrezikuar edhe banesa në fshatin Hemenaj të Rrogozhinës dhe ka shkaktuar dëme materiale në Tiranë, Kamëz, Roskovec dhe Fier, ku janë përfshirë shtëpi, magazina dhe hangarë me bazë ushqimore. Në total deri tani në një javë janë djegur mbi 220 hektarë sipërfaqe toke dhe mbi 2500 rrënjë ullinj e drurë frutorë.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëtanë qarkun Shkodër, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje. Sa i përket zjarrëve në pyje, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier e Berat, dhe nivel rrezik “I MODERUAR” në të gjitha qarqet e tjera. Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug) dhe Durrës (Verilindje).

150 zjarre 220 ha djegur flake lure
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.