Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Këmbëkryq rreth Kishës, Kuvendi i Burrave në Theth thirrje qeverisë: Mos na prish shtëpitë, jemi për paqe, jo shkatërrim

14:20 / July 13, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kuvendi i Thethit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fadromat e IKMT-së mbështetur nga forcat e rendit kanë vijuar shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Në ditën e 7 të aksionit situata duket e qetë, por paralelisht me aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, para Kishës simbol të Thethit, u mblodh si dikur Kuvendi i Burrave. Takimi vjen pak para meshës të së dielës, që mbahet në orën 14:00 në Kishën e Thethit.

Dhjetëra banorë të zonës u mblodhën bashkë këmbëkryq duke diskutuar aksionin dhe prishjen e bujtinave. Mes tyre ka një dakordësi për t’i kërkuar qeverisë ndaljen e aksionin, si edhe gjetjen e një rrugëzgjidhje për këtë situatë. Banorët kërkojnë të mësojnë më shumë se si mund të bëhen pjesë e paketës së maleve për të ndërtuar bujtinat.

Një nga zërat më të fortë në këtë kuvend simbolik ishte Zef Vladi, banor i Shalës. Ai i kërkoi qeverisë ndalimin e menjëhershëm të aksionit, duke e cilësuar të paarsyeshëm ndërhyrjen në një zonë ku banorët kanë ndërtuar mbi toka të trashëguara brez pas brezi.

“Kam bërë thirrje qeverisë për të ndërprerë aksionin se nuk është e arsyeshme. U kam bërë thirrje se ata i kanë gabimet, i kanë parë me sytë e vet që janë bërë, nuk duhet të ishin lejuar të bëheshin. Ato shtëpitë tona nuk janë prish akoma, por do tu vijë dita. Duhet me vlerësuar si tek familja ime. Edhe në Kosovë kur serbi ka ardh, atje u derdhte gjak, edhe zemra e shqiptarëve derdhte gjak. Anë e mbanë botës, gjithë dukagjini, Puka, më kanë shkruar që jemi me ju, por gjithmonë duke kërkuar të drejtat tona. Ne jemi ata që e kemi mbrojtur këtë tokë. Këto kulla janë bërë me djersë e  larë me gjak, i kemi mbrojtur me gjak. Nuk është e arsyeshme as shteti, as kurrkush me ardhur me hy në tokat tona, tokat shekullore. Ku sot i ke pa tapi. Të ulemi të bisedojmë, jo të shkatërrojmë. Jemi vëllezër, nuk është e arsyeshme. Po del populli në rrugë të madhe, jemi për paqe, por duhet të bisedojmë, kërkoj dialog me ta. Të vijnë këtu, përse shembin, jemi vëllezër”, tha ai. 

Nga ana tjetër, prifti ka bërë thirrje për dialog, ndërsa kujtojmë që Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodrës ka reaguar ndaj aksioneve duke dalë në krah të banorëve të zonës dhe mbrojtjes së mjedisit.

Deri më tani janë prishur rreth 70 objekte pa leje ndërsa aksioni po vijon. Në mbështetje të fadromave të IKMT në terren kanë shkuar dhjetëra forca policie pasi herë pas here situata tensionohet nga banorët, të cilët kanë pasur edhe përplasje me efektivët.

Paralelisht, strukturat e bashkisë po punojnë për heqjen e inerteve dhe pastrimin e zonës për të mos pasur impakt tek të huajt që po vizitojnë Thethin në këtë periudhë.

burrave kisha kuvendi paqe thethit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.