Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Balla me deputetët e rinj të PS: Duhet të jeni të përgatitur për çdo lloj kurthi

16:40 / July 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla 83
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me anëtarët më të rinj të Grupit Parlamentar Socialist në kuadër të “Akademisë Politike – Deputetët e Rinj”.

Takimi u zhvillua në një atmosferë pune dhe diskutimi, në kuadër të përgatitjes së brezit të ri të përfaqësuesve në Kuvendin e Shqipërisë. Iniciativa e “Akademisë Politike” synon të fuqizojë rolin e deputetëve të rinj përmes formimit dhe përfshirjes aktive në agjendën legjislative.

Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi rëndësinë e mandatit të marrë në zgjedhjet e 11 majit, duke e konsideruar rezultatin prej 83 mandatesh si një borxh të jashtëzakonshëm për t’u shlyer.

Ai u bëri thirrje deputetëve të rinj që të mos shkëputen nga komunitetet, por të jenë gjithmonë pranë njerëzve të zakonshëm dhe diasporës shqiptare.

“Populli shqiptar na besoi 83 mandate, të cilat duhet t’i konsiderojmë një borxh të jashtëzakonshëm për t’u shlyer. Në radhë të parë duke mos shkëputur lidhjet me komunitetet kudo, por duke i dëgjuar dhe punuar më shumë me njerëzit e zakonshëm dhe me diasporën’, tha ai.

Balla vuri në dukje se ky është rinovimi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë në grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

“Shpresa ime është që duke qenë se ky është rinovimi më i madh që ka pasur ndonjëherë grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Partia Socialiste e Shqipërisë ka qenë e vetmja forcë politike që qartazi e ka mbështetur pjesën e votës së diasporës. Keni hyrë në politikë ‘ëelcome to the club’ dhe si të tillë, duhet të jeni të përgatitur për çdo lloj kurthi’, tha ai.

balla Deputetet Kurthi pergatitur PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.