Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha “gjen provat” për “farsën” e 11 majit: Firmat e diasporës ishin disa “fjongo”…

13:59 / July 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1berisha1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dy muajsh përpjekje, kryetari i PD-së, Sali Berisha duket se paska ‘gjetur provat’ për të faktuar ‘farsën’ e 11 majit, siç ai e cilëson. Nga selia blu, kësaj radhe u shfaq me disa foto me zarfet dhe firmat e diasporës në Greqi. Por, Berisha me ‘ekspertizën’ e tij ka dalë në përfundimin se nuk kemi të bëjmë me firmat e zgjedhësve, por me disa ‘fjongo’. Sipas tij, të gjitha firmat janë manipuluar dhe me këto ‘prova’ të reja Berisha i rikthehet kërkesës për qeveri teknike.

“Një stampë fjongo, kjo do jetë e Lubisë. Tjetër, fjongo. Fjongo. Firmat si fjongo. Shikoni, fjongo, fjongo, viza. Shikoni sa qesharake, sa e paskrupullt, si e kanë manipuluar procesin. Shenja të tjera. Firma gjoja këto. Pra, siç e shihni është procesi i votimit të diasporës është fund e krye një proces i shtetëzuar dhe i manipuluar. Ndaj dhe PD nuk do pranojë kurrë këto zgjedhje, ka vetëm një zgjidhje, dhe kjo zgjidhje është qeveria teknike, përsëritja e zgjedhjeve”, theksoi Berisha.

Më tej akuzoi kompaninë DHL se me urdhër të Edi Ramës ka ndryshuar kontratën dhe ka marrë nënkontraktor.

“Për të tretën herë i rikthehemi farsës së manipulimit, shtetëzimit të votës së diasporës nga Rama. DHL e ndryshoi kontratën në kundërshtim me atë që kishte firmosur me urdhër të Ramës. Ishte Rama, personalisht që ka urdhëruar DHL të marrë nënkontraktorë, gjë për të cilën ne nuk pranuam kurrë.  Rama përgjegjës i farsës zgjedhore me votën e diasporës. Më 3 maj Rama i bëri thirrje emigrantëve, në Greqi u bë një mish mash, shkoni dhe merrni vetë zarfet. Pas këtij mesazhi të Ramës, u rrit ndjeshëm numri i zarfeve të ardhur nga Greqia, ndërkohë që vendet e tjera mbajtën një mesatare ditore”, tha Berisha.

11 maj Berisha diaspores firmat provat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.