Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Banori i Thethit paralajmëron ndërtuesit: Këtu i thonë Dukagjin, s’ka hyrë dot serbi e turku

22:33 / July 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2070 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një banor i Thethit, Nik Guri, ka paralajmëruar se nëse ndonjë ndërtues tjetër do të shkojë dhe të ndërtojë atje ku u prishën godinat ekzistuese, duhet ta mendojë mirë.

Komentet Guri i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, ku tha se në Dukagjin nuk ka hyrë dot Serbia dhe Turqia e jo më dikush tjetër për të ndërtuar.

Guri tha gjithashtu se ndërtesat që IKMT shembi ishin në tokat e tyre, pavarësisht se sipas tij, shteti shqiptar nuk e ka njohur dokumentacionin e vjetër.

“Fali Zot se nuk dinë ça bëjnë. Por edhe kur shkon thika në kockë, diçka duhet me bo. Plani jonë është me u ul në tavolinë, me vendos rregullat me Kuvendin e Kishës, me Kishën dhe pushtetarët. Mos të rrejë mendja ndonjë se këtu nuk ka njeri që hyn në Dukagjin dhe merr tokë veç dukagjinasve. Nuk ka hyrë serbi dhe turku këtu. Në 1920 janë mbledhur fshatarët dhe Frati ka thënë mos e shit tokën në Theth. Ata që kanë ardhur me ble tokën janë bashkëfshatarë tanë të Dukagjinit, nuk ka ardhur kush jashtë Dukagjinit. Janë një bark i joni. Ndërtimet pa leje i kemi bërë pa lejen e shtetit, por me lejen time, sepse ne jemi në tokat tona.

Secili është në tokat e veta. Ne kemi tapijat e vjetra, por ato nuk i njeh shteti shqiptar. Ka nxjerrë edhe këtë Paketën e Maleve, por me këtë paketën e Maleve, ndoshta e rren mendja ndonjë të vijë këtu… Këtu i thonë Dukagjin. Kanuni për ne është një Kushtetutë e shenjtë”, tha mes të tjerash Guri.

dukagjin ndertime Nik Guri Qeveria thethi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.