Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Rasmussen, “Përkrahësit e zellshëm të Presidentit Trump kanë zbritur në 32%”

20:01 / July 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
donald trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Rasmussen Reports kryen gjurmim të përnatshëm, në nivel kombëtar dhe shtetëror, të zgjedhjeve, politikës, ngjarjeve aktuale, besimit të konsumatorit, temave të biznesit dhe  vlerësimeve të miratimit të punës së presidentit të Shteteve të Bashkuara. Sondazhet nga kjo kompani kryhen duke përdorur një kombinim të sondazheve të automatizuara të opinionit publik që përfshijnë pyetje telefonike të regjistruara paraprakisht dhe një sondazh online.

Në zgjedhjet presidenciale, nga 2016 deri më 2024, Rasmussen Reports ka qenë kompania që i është afruar më pranë rezultatit elektoral të regjistruar zyrtarisht për Donald Trump. Dhe çdo ditë ajo zhvillon sondazhe me 1500 amerikanë të prirur për të votuar (krejt të rastësishëm), për të matur nivelin e miratimit të punës së presidentit.

Gjatë javës së fundit, përkrahësit e zellshëm të Presidentit Trump janë regjistruar në shifrën 32% (shihni tabelën e mëposhtme). Gjatë kësaj jave, kanë ndodhur ngjarje që shkojnë përkundër premtimeve të mëparshme të Presidentit Trump, si transparencë e plotë për dosjet e perversit Jeffrey Epstein, mosfurnizim i Ukrainës me armatime, dhe paqes mes Izraelit dhe Sirisë. Siç duket disa nga përkrahësit e zellshëm të Presidentit Trump janë ftohur nga këto zhvillime.

SHËNIM: Niveli më i ulët në sondazhin ditor Rasmussen për përkrahësit e zellshëm të Presidentit Trump është regjistruar më 9 prill 2025 (vetëm 29%). Kjo ishte pasi Presidenti Trump shpalli tarifa doganore masive për të gjitha shtetet që kanë marrdhënie tregëtare me SHBA (që u pezulluan pas ca javëve).

image 23

32 % perkrahesit rasmusen trump zbritur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”

18:22 / September 2, 2026

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026

Qytetarët kundër “modelit grabitqar”, zemërimi ndaj pushtetit s’mund të shpërfillet më

16:59 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.