Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Monedha euro drejt një minimumi të ri, po zbret nën 97 lekë

21:39 / July 17, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
euro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë të ardhurat në monedhë të huaj si dhe për eksportuesit. Vera po i bën më të lira euron e dollarin përballë lekut shqiptar.

Këtë të enjte euro preku një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro këtë të enjte është këmbyer me mesatarisht 97.6 lekë, duke u zhvlerësuar me gati 1% krahasuar me fillimin e muajit. Kurse realiteti i ri i dollarit amerikan është fiksuar në 84 lekë.

Nëse bëjmë një krahasim të kursit të këmbimit euro-lekë me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se monedha evropiane është dobësuar me më shumë se 3%, pasi vjet në korrik një euro kushtonte 100 lekë.

Ky zhvlerësim i pandalur i euros duhet të ishte reflektuar në ulje edhe të çmimeve për produktet e importuara nga lëndët djegëse e deri tek ushqimet, por për shkak të abuzimeve kjo nuk reflektohet në vend. Në qershor inflacioni preku nivelin më të lartë në 16 muaj, çka dëshmon se çmimet po futen në një fazë tjetër rritjeje.

Ndërsa brenda një dekade monedha evropiane është zhvlerësuar me gati 43% përballë lekut, nga 140 lekë një euro në vitin 2014 në 97 lekë aktualisht.

Humbësit më të mëdhenj të tkurrjes së euros janë eksportuesit që i kanë shpenzimet në lekë dhe të ardhurat në euro, dhe kur bëjnë këmbimin reduktohet ndjeshëm vlera.

Po ashtu humbasin edhe familjet që marrin remitanca, pasi për të njëjtën dërgesë që i kanë dërguar emigrantët vjet marrin më pak lekë këtë vit. Nëse vjet për një dërgesë 1000 euro merrnin 100 mijë lekë, në këtë korrik ky këmbim ka zbritur në 97 mijë lekë. E njëjtë është humbja edhe për të ata individë që të ardhurat i kanë në valutë.

Po kështu humbet buxheti i shtetit, fiton më pak para nga të importet, pasi për shkak të zhvlerësimit të euros mblidhen më pak para nga TVSH-ja në doganë dhe nga akciza.

Ndërsa efektet pozitive të këtij zhvlerësimi janë ndjerë kryesisht në uljen e borxhit të marrë në valutë, pasi këstet e kthimit të tij janë bërë më të lira. Po ashtu përfitojnë importuesit, pasi ata blejnë në euro dhe shesin në lekë.

Institucionet shtetërore thonë se valutat po dobësohen nga turizmi dhe investimet e huaja që kanë sjellë fluks të madh të euros apo dollarit në treg. Kurse për ekspertët, në këtë zhvlerësim të monedhave të huaja po ndikon ndjeshëm edhe paraja informale.

97 leke drejt Euro minumumit monedha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

I gjenden në banesë mbi 160 mijë euro të falsifikuara, municion dhe lëndë djegëse, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

10:03 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.