Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cilat janë 3 studiot ligjore të lidhura me politikën që kanë mbuluar zullumet e Bankers. Myslym Murrizi pretendon se janë afër me PD

15:29 / July 20, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
myslym murrizi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka hedhur akuza të forta në lidhje me kompaninë Bankers Petroleum dhe tre studio ligjore që, sipas tij, kanë përfituar miliona euro për “konsulencë fiktive”. Në një reagim të publikuar, Murrizi thotë se që prej vitit 2004, politikanë nga të dy krahët kanë përfituar nga kjo kompani, e cila ka shfrytëzuar burimet natyrore të Shqipërisë pa paguar tatim-fitimin.

Ai pretendon se tre studio ligjore kanë përfituar mbi 11.5 milionë euro, mes tyre një studio në pronësi të një ish-deputeti të PS, një tjetër e një ish-ministri të PD dhe një e tretë që, sipas tij, përdoret nga të dyja palët. Sipas Murrizit, këto studio kanë shërbyer si “zyra shpërblimi” për njerëz të lidhur me politikën, ndërkohë që Bankers ka humbur proceset gjyqësore që ka pasur.

Murrizi i bën thirrje SPAK-ut të hetojë menjëherë këto lidhje të dyshimta, duke akuzuar institucionin për heshtje të qëllimshme dhe hetime selektive.

Reagimi i plotë i Myslim Murrizit:

Në vitin 2019 kur une flisja në parlament për vjedhjet galopante të hajduteve të politikës të kompania BANKERS PETROL jo pak fundërrina nga PS dhe PD më akuzonin mua se kisha mbajtur mandatin për pazar.

Nga dosja hetimore e BANKERS doli ajo që kisha paralajmëruar para 6 vitesh që zagarët politikë prej vitit 2004 kanë marrë miliona euro nga kjo kompani hajdute prandaj kjo kompani ka marrë nga pasuria e shqiptarëve rreth 15 miliard euro dhe nuk ka paguar asnjë lekë tatim fitimi.

Kush ka pak durim të shikoj që tre “studio ligjore” kanë marrë nga BANKERS HAJDUT 11.5 milion euro për “konsulencë” leshi se vet BANKERSI ka zyrë të rregullt juridike me mbi 15 punonjës.

Njëra studio është e një ish-deputeti të PS dhe ka marrë rreth 6 milion euro nga viti 2017 deri në mars 2025 me 9 punonjës të punësuar.

Studio tjetër është e një ish ministri dhe deputeti të PD dhe ka marrë 2.7 milion euro nga shkurti 2019 kur PD dogji mandatet deri në prill 2025 dhe ka vetëm 2-3 punonjës të punësuar.

Dhe një studio tjetër ÇEREKJA që është miks duke u përdorur nga të dyja anët e politikës ka marrë 2.6 milion euro nga viti 2020 deri në mars 2025 me 7 punonjës të punësuar.

Të tria “ studiot” kanë këshilluar noc rrokun se BANKERS nxjerr naftë dhe një gjyq që ka bërë për gjobën 104 milion euro e ka humbur në të tria shkallët por kanë shërbyer si “zyra” shpërblimi për llogari të tyre dhe padrinove të tyre.

Pothuajse në çdo biznes vip është e njëjta skemë ku milionat shpërndahen si me magji tek hal*t e politikës.

Dhe kur i shoh që shkruajnë apo japin mend e bëjnë moral pastaj më vjen t’ua përdor surratin si UTURAK.

Vetëm për këta dy subjekte ish deputet menjëherë dosjen duhet ta marri SPAKU nësë hajdutët dhe qelbanikët e SPAKUT që bënë hetime selektive për inceneratorët e leshit nuk janë tredhur nga milionat e eurove të BANKERSIT.

ALTIN DUMANI DIL E FOL NJE FJALE PSE PO HESHT PER KETE SUPER VJEDHJE SE NA KENI ÇAR TR*PIN PER AUTOKOMBANJER BEKTASHIN 3 VJET RRESHT.

Bankers ligjore Myslym Murrizi PD studio
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.