Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Berishës i përgjigjet edhe Policia e Dibrës: Autori i aksidentit është V.I, jo kandidati për kryetar bashkie

23:46 / May 29, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
61007437 2250794511632804 6070134960847585280 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ndalen reagimet pas postimit të Berishës se kandidati i PS-së Dionis Imeraj është përfshirë në një aksident rrugor. Policia lokale sqaron se ngjarja nuk është mbajtur e fshehur dhe se një ditë më parë nisi proçedimi penal ndaj shtetasit V.I, pasi me mjetin e tij aksidentoi një 64 vjeçar.

Njoftimi i Policisë Dibër:


Në lidhje me statusin e publikuar në rrjete sociale nga z.Sali Berisha, ku pretendon se Policia e Dibrës ka fshehur një aksident rrugor në Peshkopi, informojmë se:

Në datë 28.05.2019, nga specialistët e Policisë Rrugore nisi procedimi penal ndaj shtetasit V.I., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Kjo pasi rreth orës 20:20, duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedez”, në afërsi të një subjekti tregëtar, në qytetin e Peshkopisë, ka aksidentuar një 64 vjeçar, nga ky qytet. Ai po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore, duke proceduar penalisht drejtuesin e automjetit.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

aksidenti diber berishes p;ergjigjet Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.