Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama i përgjigjet komentuesit: Tiranës i mungon drejtimi

09:00 / July 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
asd sd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Dua t’i bëj që këto zgjedhje unë isha pjesë e skuadrës së Tiranës dhe ndryshe nga vendet e tjera, kam pasur një seri takimesh dhe praktikisht kam mundur të shoh dhe kaloj në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna. Kam vënë re dy gjëra, nga një anë transformimet e mëdha pozitive, në territore deri shumë periferike që në kohë të mëparshme kanë qenë larg shumë larg parametrave më të thjeshtë të humanizmit dhe negative, pikërisht në aspektin e një ekspansioni, zgjerimi të kufijve, veprimtarisë në hapësirat publike, gjë që e kam dëgjuar edhe nga qytetarët e Tiranës. Kjo ishte baza e shqetësimit.

Më pas nëse e keni vënë re, ne nuk kemi ndenjur rehat, por pak ditë pasi zgjedhjet përfunduan me një rezultat rekord, kemi parë se çfarë shqetësimesh ka komuniteti nga ato që i kemi dëgjuar pak ose mund të mos i kemi identifikuar, deputetët socialistë kanë qenë në territor në mënyrë të vazhdueshme. Në disa qytete të mëdha të vendit, për tu ritakuar me komunitetin. Në kushtet e një situate jo të zakonshme në Tiranë, Tiranës i mungon drejtimi, kjo është histori për ditë tjetër, kemi riorganizuar veten duke vendosur deputetët në një pozicion edhe më kërkues për të ndjekur nga afër problemet.

Ka qenë nga të katërta anët e kryeqyteti, kërkesa ka qenë e njëjtë, na lironi hapësirat publike. Ka lloj lloj qasjesh dhe unë do a prekja në një pikë që e shoh të rishfaqet shpesh. Ka problematikë, por është ku e ku me çfarë ka qenë më parë, na duhet të rikthehemi se ka ende për të bërë, jo se gjërat janë në pikën që kane qenë. Jemi shumë afër realizimit, kjo nuk është një çështje inspektimesh, por vendosje e kontrollit nëpërmjet teknologjisë. Kemi nisur punë me monitorimin teknologjik të punëve”, tha Rama.

drejtimi Edi Rama hapesira komentues tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.