Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë. Për pasojë kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominojnë orët e para të ditës.
Mesdita sjell zhvillim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.
Por pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në zonën e ulët dhe bregdet, por vranësira të shpeshta në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8 në 25-26 gradë Celsius.
