Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryebashkiaku i Milanos “i përfshirë” në skandalin e ndërtimeve të paligjshme

21:50 / July 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beppe sala
Il sindaco Beppe Sala alla presentazione 'Una vita per lo sport' ricerca nazionale sulla copertura mediale dei Giochi Olimpici e Paralimpici di Parigi 2024 a Palazzo Marino, 19 Febbraio 2025 ANSA/MATTEO CORNER
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, njoftoi sot se nuk do të japë dorëheqjen, pas zbulimeve rreth skandalit të ndërtimeve të paligjshme në qytetin italian.

Për të gjithë këtë rast, gjyqtarët italian kanë lëshuar 74 thirrje për t’u paraqitur, me akuzat kryesore që janë korrupsioni dhe ushtrimi i presionit të tepruar. Miratimi i lejeve për ndërtimin e rrokaqiejve të rinj dyshohet se shpesh është bërë përmes procedurave të shkurtuara. Madje edhe me certifikata në të cilat kompanitë e ndërtimit i referoheshin një rinovimi të thjeshtë të ndërtesave të vjetra.

Lidhur me komitetin bashkiak të Milanos përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit, ata kishin zgjedhur individë që, sipas shtypit, kishin përfituar financiarisht nga ndërtimi i ndërtesave të reja shumëkatëshe.

Kreu i rigjenerimit urban të bashkisë, Giancarlo Tancredi, dha dorëheqjen sot, pasi prokurori i “qytetit ekonomik” të Italisë kërkoi arrestimin e tij. Të mërkurën, pritet që një numër i madh i personave të përfshirë në këtë çështje të merren në pyetje dhe më pas do të merret vendimi nëse ata do të dërgohen në burg, në pritje të gjyqit.

Ndërkohë, në dhjetëra kantiere ndërtimi, ndërtimi i ndërtesave të reja është ndaluar me vendim të prokurorit dhe mijëra qytetarë të cilët kishin bërë pagesa të konsiderueshme fillestare për të blerë shtëpi ultraluksoze në rrokaqiej kanë mbetur duarbosh.

Beppe Sala kryebashkiaku milano ndertime skandal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.