Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Parku diellor në Belsh, zv/kryeministrja Balluku: Energji për 50 mijë qytetarë, më pak karbon në mjedis

15:33 / July 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1753187135xbelinda finalpng 399
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është nënshkruar marrëveshja për kredinë dhe grantin për financimin e projektit të ndërtimit të parkut fotovoltaik në Belsh. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se po shqyrtohet mundësia që tokat e pashfrytëzuara në bashkitë e vendit të bëhen pjesë e ankandeve për gjenerimin e energjisë së gjelbër.

”Sot ndodhemi këtu me ambasadorin Gonzato për të nënshkruar marrëveshjen për parkun fotovoltaik në Belsh, i cili do të furnizojë me energji 50 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë, duke reduktuar emetimin e dioksidit të karbonit me 50 mijë ton në vit. Nga ana tjetër, kjo është një hap për të futur zona të reja në fushën e energjisë. I gjithë ky proces, mes sektorit publik dhe atij privat, ka sjellë përmirësim të dukshëm financiar dhe të shërbimeve, që do të rriten përmes bashkëpunimit. Bashkimi Europian ka hapur një thirrje për burimet e energjisë së gjelbër. Kemi krijuar një traditë dhe një emër të mirë në tregun ndërkombëtar për sa i përket ankandeve të energjisë së rinovueshme”,-tha Balluku.

Sipas ambasadorit Gonzato, qëllimi kryesor i BE-së në Shqipëri është ulja e emetimeve të karbonit dhe rritja e prodhimit të energjisë së qëndrueshme.

“Ky është një investim domethënës për Shqipërinë. Ky projekt do të rrisë kapacitetet e prodhimit të energjisë dhe është një shembull i një pune të jashtëzakonshme ekipore. Bashkimi Europian është i lumtur që po ndihmon Shqipërinë me grante për transformimin e vendit. Shqipëria po bëhet gati të hapë kapitullin e kartës së gjelbër për integrimin rajonal në fushën e energjisë së pastër. Shqipëria është unike në prodhimin 100% të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme”,-tha Gonzato.

50 mijë qytetarë balluku belsh energji parku diellor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.