Gjashtë ish-deputetët e Partisë Demokratike janë paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës si të hetuar për dhunën në komisariat më 16 shkurt. Ai tha se kallëzimi penal i bërë nga opozita duhet të avancojë.
Duke folur për mediat, Enkelejd Alibeaj ka treguar para mediave një foto të një tavoline ku ka pije alkoolike, duke pretenduar se janë të policëve në komisariat. “I bëra të ditur edhe prokurorit të çështjes që minimalisht aktet kur vijnë të mos kalojnë përmes medias në dorën tonë dhe veç kësaj të jenë akte të vlefshme. Ju e morët vesh më parë, më pas ne, që ishim në procedim, ndërkohë që nuk dimë as vetë se çfarë materialesh ka mbledhu prokuroria. Ai akti i thirrjes është i pavlefshëm ta rikorrigjojë. Sot ia çova prokurorit përsëri dhe kallëzimin penal, është ky kallëzim penal në fakt akti i vetëm id epozituar prej nesh më 19 shkurt. Ky akt që është kallëzimi penal i bërë nga ne do të duhet të hetohet. Nuk kanë bërë asgjë. Jo vetëm kaq por dhe për të treguar sinergjinë që ka midis policisë dhe prokurorisë do tregoj dhe ca prova të tjera”, tha Alibeaj duke treguar foton.
Lexo edhe- Alibeaj: Nëndrejtori vuri dorën te koburja për të na e drejtuar ne
Dy duar për një kokë për të mbrojtur familjet tha Alibeaj, duke ftuar shqiptarët në protestën e 2 qershorit.

