Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

11 Maji, Kolegji Zgjedhor i hap rrugën KQZ-së për certifikimin e zgjedhjeve

15:59 / July 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
672 380 1753362815xkr mbyllet saga e ankimimeve frame 795 919
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar 12 paditë e paraqitura nga Partia Demokratike. Mes tyre ishin ankesat e fundit për qarqet Elbasan, Durrës dhe Fier. Ky vendim i hap rrugën KQZ-së për të certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Të gjitha përpjekjet ligjore të opozitës për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve janë mbyllur. Tashmë mbetet në dorën e KQZ-së që në ditët në vijim të japë certifikimin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, kritikoi ashpër procesin gjyqësor, duke e cilësuar hetimin si të cekët dhe të pabazuar. ”Komisioni nuk u thellua në hetime. Një trajtim sipërfaqësor. Ky proces është shoqëruar me disa gjëra që habisin. Ju patë që përfaqësues të KQZ-së deklaruan se raportet e OSBE-së nuk janë provë”, tha Logu.

Kurse përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Eridian Salianji vlerësoi vendimet e Kolegjit si dëshmi të qartë se procesi zgjedhor ishte i ligjshëm dhe i rregullt. “Rrëzimi i 12 ankimimeve tregon se zgjedhjet ishin në rregull. Ashtu siç u konstatua në këtë proces prej më shumë se dy muajsh, u vërtetua që asnjë nga pretendimet e PD-së nuk provoi shkeljet që përmendte. 12 vendime, të gjitha brenda shtyllës ligjore, ky ishte një proces që eci në përputhje me ligjin”, tha ai.

11 maj Kolegji zgjedhor KQZ
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

Zjarr i madh në Qafë Thanë, flakët përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era

13:16 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.